Shqipëria
Kapitenja shqiptare, që ka kryer misione edhe në Afganistan
Kapitenja Ana Allani nuk e kishte menduar ndonjëherë kur ishte fëmijë se një ditë do të ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Uniforma që veshi 4 vjet në kolegj, me sa duket i diktuan rrugëtimin në të ardhmen. Në vitin 2004 nisi udhën drejt ushtrisë.
“Përpos 4 universitete që konkurrova, në to ishte edhe Akademia Ushtarake ‘Skënderbej’, e cila ishte një risi për kohën, pasi ofronte mundësi studimi ‘Bachelor’ në Administrim Biznesi, por titulloheshe edhe oficere. Pavarësisht familjarëve të mi, të cilët nuk është se ishin shumë dakord për shkak se uniforma të jep kufizime, si në liri veprimi e mendime, në çdo aspekt të jetës, por që e pranuan vendimin tim”, tha kapitenia Ana.
“Nuk kisha një ide fikse si mund të ishte jeta universitare në ushtri, por mendoj që arsimimi që kam marrë në atë kohë, disiplina, vlerat vazhdojnë ende, e kanë ndikim edhe në krijimin e familjes”, tha Ana Allani.
Për çdo ushtarak, arsimimi nuk përfundon vetëm me sistemin akademik, por ndjekia e kurseve institucionale të ndryshme për marrjen e gradave është e vazhdueshme. Të qenit ushtare – mendon kapitenja, – është një sfidë me veten gjatë të gjithë kohës.
“Nuk është thjesht përgjegjësi personale, por dhe përgjegjësi kombëtare. Në momentin që je ushtarake, oficere, gjithmonë je në rrezik, por varet nga masat që merr ti si individ, për të qenë e siguruar”, tha Ana Allani, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Periudha më frytdhënëse, si dhe ajo më e vështirë mbeten shërbimet ushtarake. Veç përshtatjes me kulturat e huaja dhe misionin në Afganistan për 6 muaj, pranimi i të qenit larg familjes, djalit të saj, ka qenë për Anën tepër e vështirë.
“Nuk kishte natë që në sytë e mi të mos kishte lot. Pavarësisht se je ushtarake dhe ti shfaq përherë autoritetin e një femre shumë të fortë, momentin kur të del fëmija para syve ndryshon çdo gjë”, tha Ana.
Ana pohon se e ka menduar në momente delikate të ndalë ushtrimin e profesionit që ka zgjedhur, por me mbështetjen e bashkëshortit të saj, po ushtarak, dhe vendosmërinë që e karakterizon, s’ka hequr dorë.
“Ti mendon të gjithë sakrificat që ke bërë për të arritur këtu ku je, e të vjen keq që ta lësh përgjysmë pa e përfunduar”, tha Ana Allani, kapitene.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











