CH-Ballkani
Shqipëria mbyll Konsullatën e Nderit në Gjilan për shkak të qirasë së lartë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për shkak të shtrenjtimit të qirasë ka mbyllur Konsullatën e Nderit në Gjilan, të hapur në qershor të vitit të kaluar.
Këtë e ka konfirmuar edhe Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit. Konsullata deri tash ka qëndruar në afërsi të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Gjilan, shkruan Koha Ditore.
Hapja e Konsullatës ishte vlerësuar nga ana e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, si thellim i bashkëpunimit me qeverisjen komunale të Gjilanit, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, të turizmit dhe të koordinimit të aktiviteteve të tjera.
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, shpreson se mbyllja e Konsullatës së Nderit të jetë e përkohshme dhe se Ambasada e Shqipërisë do të gjejë një lokacion, i cili do të jetë i përshtatshëm, në të cilin do të vendoset edhe Konsullata e Nderit, përcjell albinfo.ch.
Ditë më parë ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë vendim të shkarkojë 38 konsuj nderi, për rrjedhojë edhe mbylljen e konsullatave të tilla në gjithë botën.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











