Shqipëria
Vdes punëtori që u rrëzua duke punuar në “Arena Kombëtare”

Një punëtor humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës në kantierin e ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Sipas policisë shqiptare, viktima është 40-vjeçari Naim Idrizi, i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë paradites së djeshme, duke punuar në ambientet e stadiumit, raportojnë mediat shqiptare.
Ai është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital, por humbi jetën pas disa orësh atje, përcjell albinfo.ch.
Disa orë më vonë ai ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra. Policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Stadiumi “Arena Kombëtare” pritet të hapet në muajin qershor në ndeshjen Shqipëri-Moldavi, derisa kjo është viktima e parë gjatë punimeve në këtë stadium.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor