Shqipëria
Basha: Rama i ka ditët e numëruara
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu drejtua protestuesve me një fjalë përpara Kuvendit të Shqipërisë, aty ku edhe po mbahej protesta, ndërkohë që brenda në Parlament po mbahej seanca plenare.
Kreu i PD-së tha se kryeministri Edi Rama është shndërruar në simbol të krizës, mungesës së shpresës dhe ekonomisë së shkatërruar.
“Edi Rama rriti taksat, energjinë, çoji në burg drejt vetëvrasjeve dhjetëra familjarë që nuk paguanin faturat e kripura, rriti çmimin e ujit, të naftës dhe shkatërroi dhjetëra mijëra biznese duke lënë njerëzit në mes të rrugës pa punë”, deklaroi Basha.
Ai gjithashtu tha se Rama është munduar të mashtrojë shqiptarët me propagandë së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mitingun e Partisë Socialiste të së shtunës së kaluar, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Basha tha se në sheshin e protestës janë bashkuar hallet e shqiptarëve, por ata janë shpresa e vetme për zgjidhjen e tyre.
“E di që gjithsecili prej jush ka ardhur me vendosmërinë e pathyeshme për t’i dhënë fund regjimit mafioz të Edi Ramës dhe për ta përcjellë Maduron e Ballkanit drejt drejtësisë ose në azil politik, por edhe për t’i dhënë sinjal të qartë shprese çdo shqiptari kudo ku ndodhet. Si çdo protestë tjetër, edhe sot këtu janë bashkuar hallet e panumërta të shqiptarëve, por edhe zgjidhjet ,edhe shpresa për atë që po vjen”, vijoi kreu i PD-së.
Basha tha se Edi Rama i ka orët e numëruara dhe ndryshimet që ai paralajmëroi, tha se janë për një shtet që do t’i takojë dhe shërbejë vetëm qytetarëve, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











