Kosova
Ish-refugjati nga Kosova ndërton shkollë, kopsht e ambulancë në Bardhec të Kukësit
Ish-gazetari i luftës, Rexhep Shahu, ka njoftuar se Arafat Abazaj ka ndërtuar një shkollë, një kopsht dhe një ambulancë në fshatin Bardhoc të Kukësit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Arafat Abazaj ishte refugjat nga Kosova, i cili pas 20 vjetëve pas luftës ka blerë tokën dhe e ka ndërtuar dhe kompletuar shkollën fillore e kopshtin e ri në Bardhoc.
Shehu ka treguar se e vetmja kërkesë e Abazajt ishte që shkolla të ketë emrin 27 Mars, dita kur u dëbua nga serbët.
“Dhuratë mirënjohëse, një shkollë, një kopësht, një ambulancë. Sot, më 27 mars 2019, në 20-vjetorin e fillimit të eksodit masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Kukësit, më 27 mars 1999, një djalë nga Poslishti i Prizrenit, Arafat Abazaj, pronar i Kompanisë ndërtuese Abazaj që atëherë ishte 18 vjeç e sot 38, i bën dhuratë mirënjohje për mikpritjen fshatit tim të lindjes Bardhoc të Kukësit. Dhuratë jo të zakonshme, por një shkollë me kopsht e ambulancë.
“Arafat Abazaj bëri atë që nuk e ka bërë asnjë biznesmen kuksian për asnjë fshat të Kukësit“, ka shkruar Shahu, përcjell albinfo.ch.
Sipas Shahut, ky është gjesti i parë kaq fisnik e madhështor, gjest që nuk bëjnë shtetet tona, por e bëri një ish i dëbuar nga dhuna serb.
“Arafat Abazaj si shumë shqiptarë të rajonit të Prizrenit kishte ardhur me gjithë familjen e tij në këtë festë të tijën e të tonën. Dhuruesi pati vetëm një kërkesë, kjo shkollë të thirret: Shkolla 27 marsi, në kujtim të asaj që nuk duhet harruar kurrë“.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













