Maqedonia
Momente emocionuese: Si e marrin të rinjtë rrugën e kurbetit
Autobusët çdo ditë po bartin njerëz nga Maqedonia e Veriut për në shtetet evropiane
Ora 9:00 e mëngjesit në stacionin e autobusëve në Gostivar. Përqafime dhe lot.
Vëlla me vëlla po ndahen, e kur do të takohen serish asnjëri nuk e di.
Valixhet i kanë bërë gati për tu nisur drejt Gjermanisë, ose në ndonjë shtet tjetër të Evropës, nuk ka rëndësi, ku të gjejnë punë, raporton “TV 21”.
Familjarët vështirë po i përballojnë ndarjet me më të dashurit e tyre. Të gjithë bëjnë me dorë dhe përshëndesin njeri-tjetrin, përcjell albinfo.ch.
Ky është autobusi i kompanisë “NASIR TURS” i linjës së rregullt Ohër-Hamburg. Vetëm për këtë autobus janë shitur 44 bileta. Pasi u rehatuan nëpër vendet e tyre, autobusi u nisë drejtë rrugës së kurbetit.
“Në Maqedoni kam punuar në Komunën e Butelit, por shumë rroga e vogël, për 12.000 denarë shumë është e vogël. Jam detyruar të marr rrugën e kurbetit. Kam qenë në Zvicër në vitin 1998, është hera e dytë që po shkoj, por këtë herë në Gjermani, pak e di gjuhën gjermane”.
Sunaji dhe Hajrushi, nuk njihen mes veti, por i bashkoi rruga e kurbetit. Ata thonë se po largohen me shpresën se jetët e tyre do të ndryshojnë për të mirë. Por e kanë vështirë ta lënë vendlindjen e tyre.
“Për në Gjermani në Berlin. Kam qenë edhe më herët, qëndrova 2 muaj. Erdha këtu për 10 ditë prapë po iki. Më herët kam punuar ndërtimtari si këtu edhe atje. Kam banesë, njerëzit, shoqërinë dhe familjen. Jam duke shkuar për një jetë më të mirë. Këtu pak më vështirë”, u shpreh Sunaj Tahiri nga Shkupi.
“Në Gjermani në Berlin po shkoj. Kam familje atje. Është hera e pestë që shkoj. Jam nga Shkupi. Këtu kam punuar, por është shumë dobët këtu nuk mjafton për këtë jetë duhet më shumë për atë dua të shkoj”, theksoi Hajrush Kamberi nga Shkupi.
Autobusët çdo ditë po bartin njerëz nga Maqedonia e Veriut për në shtetet evropiane. Nëse vazhdohet kështu, vallë sa banorë do të mbesin në vend.
Edhe agjenci tjera turistike thonë se numri i shitjeve të biletave njëdrejtimëshe është shtuar.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë















