Shqipëria
Konfindustria: Kriza politike në Shqipëri rrezikon turizmin
Konfindustria shprehet e shqetësuar për paraqitjen e dobët të ekonomisë shqiptare në fillimin e vitit financiar 2019.
Sipas saj rënia e fortë e të ardhurave buxhetore në janar 2019 e shoqëruar edhe me uljen e ndjeshme e rezervave energjetike të Shqipërisë për shkak të thatësirës së tej zgjatur dhe pasojat në ekonomi të krizës politike në vazhdim, mund të çojnë deri në dështim të parashikimeve të buxhetit 2019, transmeton albinfo.ch.
“Rënia me pothuaj 8.5 milion euro e të ardhurave buxhetore në muajin janar 2019 kundrejt vitit para ardhës është tregues i vështirësive të dukshme dhe thelbësore të sistemit ekonomik. Vazhdimësia e kahjes së mosrealizimit të të ardhurave rrezikon të arrijë vlerën e mbi 200 milion euro në periudhën 12 mujore. Prekja e të ardhurave në zëra kryesorë të buxhetit si TVSH/tatimit të vlerës shtuar, akcizës dhe taksave kombëtare, janë tregues të problematikave të thelluara të ekonomisë shqiptare, rënies së konsumit të qytetarëve dhe Konfindustria vlerëson, se realizimi i buxhetit të vitit 2019 mund të jetë në vështirësi serioze”, thuhet në reagim.
Konfindustria vlerëson, gjithashtu se kriza politike në vazhdim rrezikon të prodhojë pasoja negative në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë si turizmin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Muhamed Mustafi, ylli shqiptar në St. Gallen Te skuadra zvicerane St. Gallen po rritet një talent i ri shqiptar, i cili aktualisht është...
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Gazmend Zajmi, një ndër kolosët e pavarësisë
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë”
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?