CH-Ballkani
Gjergji: Erdogan na preku në sedër
Ne mund të quhemi vëllezër, por kur vëllezërit e teprojnë, dinë t’i thonë njëri-tjetrit - ti në shtëpinë tënde, unë në timen, deklaron Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji
Deklarata e djeshme e kryeministrit të Turqisë, Recep Taip Erdogan thënë në Prizren se “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë” dhe se ai do të bëhet “padron” i shqiptarëve, ka nxit reagime nga komuniteti katolik në Kosovë. Ipeshkvia e Kosovës këtë deklaratë dhe vetë prezencën e tij e quaj “ogurzezë”.
Madje ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji thotë se inaugurimi i terminalit i ri në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, mbeti nën hijen e keqe të deklaratave të kryeministri Erdogan.
“…dje pasdite në Prizren, doli në pah ligështia nostalgjike e disa shqiptarëve, ambiciet neotomane të miqve (“vëllezërve të disave”) dhe dëshira e kryeministrit turk Erdogan që të jetë padroni i shqiptarëve. Kjo e la një hije të keqe mbi bukurinë e ditës së djeshme”, deklaroi Dodë Gjergji.
Ka një kohë prej kur autoritetet e ndryshme të Turqisë, sipas tij, provokojnë me ide neo-otomane, të cilat ngacmojnë mendësinë dhe më prekin sedrën e të qenurit shqiptar.
“Mirëpo, me fuqinë e arsyes dhe me pasurinë shpirtërore, gjithnjë gjeja forcën për të heshtur. Porse, fjalimi i djeshëm e Erdoganit në Prizren, me përmbajtje të shkapërcyem dhe fyes, me zë padroni dhe me një performancë dalldisjeje politike, ishte ogurzi”, tha ai.
Madje deklaratën e djeshme të kryeministri turk, ipeshkvi i Kosovës e krahason me deklaratën e para 24 vitesh dhënë në Fushë-Kosovë nga ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq.
“Derisa dëgjoja këtë fjalim, mu kujtua fjalimi i ngjashëm ogurzi në Fushë Kosovë, para më shumë se dy dekadave, ku me një dalldisje e tillë triumfaliste, nxitej masa me shpresa të rrejshme. Por, ne e dimë dhe jemi dëshmitarë se sa të këqija dhe sa mjerime ka bartë në vete, koha dhe përvoja jonë njerëzore, që atëherë e deri te liria jonë”, deklaroi Gjergji.
Popujt vëllazërohen dhe miqësohen, personat krijojnë vëllazëri dhe miqësi, por secili, siç thotë në reagimin e tij Gjergji, rri zot në shtëpi të vet.
“Ne mund të quhemi vëllezër, por kur vëllezërit e teprojnë, dinë t’i thonë njëri-tjetrit – ti në shtëpinë tënde, unë në timen. Prandaj e ardhmja duhet të mësoi nga e kaluara, si “magistra vitae” (mësuese jete), që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës”, thotë Gjegji.
Nëse Erdogan, sipas tij, dëshiron ta bëjë Turqinë të jetë si Kosova, evropiane, demokratike dhe tolerante, vend ku etnitë gëzojnë të gjitha të drejtat, ku toleranca mes besimtarëve është e bollshme, “edhe mund të bëhet”.
“Bile ajo edhe duhet të jetë e tillë, por Kosovë (Turqia) s’mund të bëhet kurrë”, konsideron Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











