Bota
Singapori pezullon fluturimet me aeroplanët Boeing 737
Autoriteti i Aviacionit Civil të Singaporit (CAAS) ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse me avionët e Boeing 737 Max.
Ky vendimi ka ardhur pasi avioni i “Ethiopian Airlines” i tipit Boeing 737 Max 8 është rrëzuar të dielën, duke u marrë jetën të gjithë 157 personave që ishin në bord.
Ky ishte aksidenti i dytë fatal që përfshinte këtë model avioni në më pak se pesë muaj.
Aeroporti i Changi, në Singapor, që është aeroporti i gjashtë në botë për nga numri i fluturimeve, nuk ka bërë të ditur nëse fluturimet e planifikuara me këtë lloj avioni do të anulohen apo udhëtarët do të kenë zgjidhje tjetër, transmeton “RTV 21”.
Disa kompani ajrore dhe rregullatorë anembanë botës kanë mbështetur modelin Max 8 pas rrëzimit, përcjell albinfo.ch.
Singapori besohet të jetë vendi i parë që ka ndaluar fluturimin e të gjithë avionëve të familjes Max. Aeroplani i kompanisë “Ethiopian Airlines Boeing 737”, është rrëzuar derisa ishte duke fluturuar në drejtim të Kenisë. Në bord besohet të ketë pasur 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










