Shqipëria
Të rinjtë shqiptarë punojnë në Gjermani, por s’duan kthimin në vendlindje
Muajt e parë larg vendlindjes për ta nuk kanë qenë më të mirët
Edlira dhe Diamandi punojnë prej gati dy vitesh në një furrë buke, në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
Si fillim, ata na përshëndetën në gjuhën e vendit ku kanë emigruar, por kur pamë flamurin shqiptar në uniformën e tyre u ndalëm të bisedonim.
“Non-stop shqip flasim këtu. Vetëm po të vijë ndonjë gjerman, atëherë flasim në gjuhën e tyre, sepse këtu kemi shumë kolegë pune që janë shqiptarë, edhe shefin e kemi shqiptar”, tha Diamand Aliçki, raporton “TCH”.
Muajt e parë larg vendlindjes për ta nuk kanë qenë më të mirët, përcjell albinfo.ch.
“Normale në fillim po, por pastaj jo, se njihesh me kulturën, bashkohesh me ta dhe nuk është shumë e vështirë”, tha Edlira Tahiraj.
Por, me mësimin e gjuhës, krijimit të shoqërisë me grupin e punës, apo të ardhurat e mira që fitojnë, të gjitha këto kanë bërë sot që të rinjtë të mos dëshirojnë kthimin.
“Të tre ne; si unë, si vëllai, si ky; kena ardhur me qëllimin të punojmë këtu, të bëhemi të pavarur, të fitojmë diçka. Normal që në Kosovë ke vendin tënd, ke familjen, por këtu është më mirë”, tha Edlira Tahiraj.
“Kam ardhur me kontratë pune për tri vite dhe s’besoj se do të kthehem”, tha Diamand Aliçki.
Gjermania mban vendin e parë të emigrimit potencial. Tendenca e re e emigrimit është që po duan të largohen nga Shqipëria studentët dhe të arsimuarit, ndryshe nga ç’ndodhi në vitin 2007, kur emigruan të papunët. Kjo, sipas studimit të fundit mbi trendet migratore të Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale.
E-Diaspora
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi Është bërë promovimi i librit “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi,...
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?