E-Diaspora
Shqipëri-Zvicër, loja ndërmjet kosovarëve
Loja Shqipëri-Zvicër po pritet me shumë entuziazëm si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Shumica e atyre që luajnë sonte janë nga Kosova dhe kjo mund të quhet “loja e kosovarëve”
Qindra kosovarë tashmë kanë blerë biletat, ndërsa po e presin nën “ethe” ndeshjen më interesante të Grupit E, në garat eliminatore të futbollit “Brazili 2014”, që do të zhvillohet sonte në Tiranë, ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës. Kjo ndeshje tashme ka kaluar vetëm kufijtë e futbollit, duke dominuar më shumë patriotizmi se sa futbolli si art.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në ora 20.30 në stadiumin “Qemal Stafa”, ndërsa Prishtina ka qenë edhe një destinacion tjetër, ku kanë ardhur shumë tifozë nga Zvicra për të kaluar më pas në Tiranë, për të parë lojën live.
Në Kosovë, ndërkaq pritet me shumë entuziazëm kjo lojë, sepse shumica e atyre që luajnë sonte janë me origjinë nga Kosova. Xhaka, Shaqiri, Behrami, Cana, Mavraj, Rama, Berisha, Dallaku, Curri, Meha, Kasami, etj, javë vetëm disa nga lojtarët që luajnë në ndeshje.
“Unë shkoj për ta parë Xherdanin…ndryshe, Shqipëria i la larë duart nga eliminatorët”, tha Albatriti i pyetur nga “albinfo.ch”. ai ka dy ditë që kishte nxjerr biletën për këtë ndeshje. “E kam prit me gëzim dhe do të jem sonte atje”, deklaroi ai.
Shaqiri më i kërkuari në Tiranë
Gjashtëshja e cila luan për Kombëtaren e Zvicrës është pritur në mënyrë impozante nga mediet shqiptare, por edhe nga oficerët e sigurimit në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Shumë nga policët e pranishëm në aeroport, kishin “sabotuar” punë vetëm për ta parë yllin e Bayern Munihut, Xherdan Shqairin, shqiptarin e vetëm që ka fituar Kupën e Kampionëve. Madje kërkuan të bëjnë fotografi me Shaqirin, i cili nuk hezitoi t’ua plotësonte dëshirën.
Mediet shqiptare nuk janë marrë shumë me Shqipërinë në këtë lojë, ndoshta duke e parë se gjasat janë minimale për kualifikim, por me shumë për paraqitjen e gjashtëshes shqiptare që luan për Zvicrën. Shqiptarët e Zvicrës janë quajtur herë “tradhtar” e herë “patriotë”.
Shqipëria kërkon fitore
Megjithatë, lojtarët e Kombëtares Shqiptare duan vetëm fitore në këtë ndeshjen derisa Zvicrës i konvenon edhe një lojë baras sepse ajo athë me një këmbë është në baror..
Mërgim Mavraj dhe Hamdi Salihi janë shumë të zhgënjyer që nuk e luajnë këtë ndeshje si një nga finalet më të rëndësishme për kombëtaren, por janë të bindur se kombëtarja do ta japë maksimumin në këto eliminatore.
Përpara gazetarëve ata nuk kanë dashur të flasin shumë për shqiptarët e Zvicrës dhe kanë thënë se ata janë thjesht kundërshtarë për këtë ndeshje. Mërgim Mavraj e ka vënë theksin tek ndeshja me Zvicrën dhe ka thënë se nuk është koha e duhur që të bëjnë llogaritë.
“Obligimi jonë është të tregojmë fytyrën e vërtetë të kombëtares. Luajmë përpara tifozërisë tonë dhe duhet të tregojmë ende dëshirë për t’u kualifikuar. Çfarë ndodh në fund nuk e di, pasi ky është futbolli”, ka thënë Mavraj për mediet e Tiranës.
Edhe pse kuqezinjtë janë me një këmbë jashtë edhe matematikisht ai ka thënë se duhet të hyjnë në fushë për të bërë maksimumin.
“Pavarësisht se çfarë ndodh ne duhet të futemi në fushë vetëm për fitore. Rezultati pastaj do të shihet në fund të dy ndeshjeve. Së pari të përqendrohemi tek Zvicra”, përfundoi mbrojtësi i kuqezinjve.
Ndërsa sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, shkodrani Hamdi Salihi kërkoi që mos të bëhen situata të pakëndshme nga tifozëria. Ai tha nuk duhet t’i bëjë rezultatet dramatike dhe të krijojë situata të pakënaqshme.
“Ishim shumë pranë realizimit të një ëndrre, por nuk ia dolëm. Ama ajo sërish mbeti një ëndërr, por tifozët dhe mediet duhet të mbështesin gjithmonë kombëtaren. Opinioni duhet të sensibilizohet dhe të jetë më sportiv për të pranuar çdo rezultat. Nuk duhet të bëhet asnjë lloj drame dhe të jemi me këmbë në tokë për të gjitha rezultatet”, ka thënë Salihi.
Zviceranët të heshtur
Në anën tjetër, Zvicra dhe shqiptarët e saj këtë ndeshje e kanë marrë me shumë qetësi. Atyre iu duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar dhe kjo është më e rëndësishme për ta se sa si do të priten shqiptarët nga shqiptarët.
“Është një ndeshje normale, si gjithë të tjerat kur luhet futboll”, deklaroi Valon Behrami për të përditshëm “Zëri”. Deklarata e tij erdhi dy ditë pasi që tifozët kuqezi u bënë thirrje futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, që të mos aktivizohen në ndeshje sepse do të quhen “tradhtar”.
“Përse të mos luajmë? Është vetëm futboll, tjetër gjë është jeta, tjetër gjë futbolli, tek e fundit është vetëm një lojë”, deklaroi Behrami.
Ndërsa futbollisti tjerë i Shqipërisë që kanë prejardhje nga Kosova, Mërgim Mavraj kërkon fitore në këtë ndeshje. Madje ky i fundit ka shprehur optimizëm të madh se nëse fitojnë dy ndeshjet e fundit mund të kapin edhe vendin e dytë.
Humbja ndaj Sllovenisë dhe Islandës në mënyrë të madhe e ka zbehur paraqitjen e mirë që kishin kuqezinjtë në fillim të eliminatoreve, andaj fitorja kundër Zvicrës do të ishte mënyra më e mirë për ta kthyer gëzimin te shqiptarët, thuhet në media.
Ndërsa kosovari tjetër që luan për Zvicrën, Granit Xhaka ka vendosur që të mos bëjë më bujë me deklaratat e tij. I pyetur për ndeshjen kundër Shqipërisë, ai nuk ka preferuar që të bëjë polemika: “Është një ndeshje futbolli mes Shqipërisë dhe Zvicrës, asgjë më tepër”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, kundër Shqipërisë do të paqartën Granit Xhaka,Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili e Pajtim Kasami.
Cana: Zvicra m’i dha krahët
Ndërkaq, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka folur rreth ndihmës që i ka dhëne Zvicra në karrierën e tij ë futbollit. Ai ka thënë se Zvicra ka meritat më të mëdha që është bërë futbollist profesionistë dhe lojtari më i dashur i kombëtares kuq e zi.
“Karriera ime, Ishte një ëndërr dhe një synim…Ishte Zvicra që më ofroi çdo gjë që kisha nevojë për t’u bërë një lojtar i mirë. Udhëtimi im si njeri dhe lojtar nisi në Zvicër. S’do ta harroj kurrë Llozanën. E vizitoj çdo vit”, ka thënë lojtari i ekipit Lacio, me të cilin vitin e kaluar fituan Kupën e Italisë.
Ai tha se edhe në Shqipëri ka lojtarë të mirë, si Behrami, Xhaka, Shaqiri apo Mehmedi, por u mungon infrastruktura për të ecur përpara.
Renditja tabelare
1. Zvicra 8 5 3 0 14:5 18
2. Islanda 8 4 1 3 14:14 13
3. Sllovenia 8 4 0 4 11:10 12
4. Norvegjia 8 3 2 3 9:9 11
5. Shqipëria 8 3 1 4 8:9 10
6. Qipro 8 1 1 6 4:13 4
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










