Bota
Vendet më të mira dhe më të këqija për të punuar për gratë
Kjo renditje bazohet në përshtypjet e rreth 8,855 grave të intervistuara të cilat kanë emigruar në shtete të huaja, ku dhe aktualisht punojnë
A ju ka ndodhur që pasi të keni shkuar në një shtet të huaj për pushime, ky i fundit t’ju ketë pëlqyer aq shumë sa të keni menduar që të transferoheni aty për të jetuar apo për të punuar?
Në prag të festës së 8 Marsit, “InterNations” vendosi që të bëjë një anketë për të zbuluar se cilat janë vendet më të mira dhe më të këqija për të punuar për gratë.
Kjo renditje bazohet në përshtypjet e rreth 8,855 grave të intervistuara të cilat kanë emigruar në shtete të huaja, ku dhe aktualisht punojnë, shkruan ‘monitor’.
Sondazhi “Expats Insider” përfshin kategori të ndryshme si perspektivat e karrierës, balanca jetë personale-jetë profesionale dhe siguria në punë, përcjell albinfo.ch.
Dhe shteti humbës në këtë sondazh ishte Greqia, e ndjekur me një diferencë shumë të ngushtë pikësh nga Italia.
Më shumë se 50 për qind e grave që punojnë në Itali dhe në Greqi shprehen për një perspektivë negative në lidhje me karrierën e tyre, shprehet Kathrin Chudoba, drejtuese e departamentit të Komunikimeve në InterNations.
Ky është njëkohësisht edhe viti i katërt që Greqia pozicionohet në vend të fundit nga gratë si shteti më i keq për të punuar. Por duke marrë në konsideratë edhe situatën e keqe ekonomike të Greqisë, renditja e këtij shteti në vendin e fundit nuk është aspak një fakt befasues dhe madje 81 për qind e grave të anketuara shprehen se ato nuk kanë fare shpresë në rikuperimin ekonomik të shtetit të Greqisë.
Pas Greqisë, ajo që renditet me pikët më të ulëta është Italia ku 34 për qind e grave të anketuara janë të pakënaqura me punën e tyre ndërsa rreth 50 për qind ishin të pakënaqura me balancën jetë personale-jetë profesionale.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u renditën diku në mes të kësaj liste, në vendin e 29 nga 57 shtete që morën gjithsej pjesë në sondazh.
Ndërsa shteti që u rendit më i miri nga gratë për të punuar është Republika Çeke. Ky shtet ka pasur një avancim shumë të lartë në krahasim me atë të vitit 2016 ku renditej në vend të 26-të.
Shtete të tjera që renditen në vendet e para të listës janë edhe Norvegjia, Danimarka, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












