Shqipëria
Mustafa takohet me homologun kroat dhe atë slloven
Në kuadër të konferencës ministrore “Procesi i Brdos”, që u mbajt në Shkup, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Ekrem Mustafa, ka zhvilluar takime bilaterale me ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozinoviq si dhe me ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Bostjan Poklukar, bën të ditur komunikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në takim mes ministrit Mustafa dhe homologut të tij kroat, në mes të tjerash u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, marrëveshjet e bashkëpunimit me policinë dhe fushën e forenzikës, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje bilaterale në mes të Kosovës dhe Kroacisë për njohjen e patentë shoferëve.
Ndërsa, në takim me ministrin e Brendshëm të Sllovenisë Bostjan Poklukar, u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin policor në mes të të dyja vendeve.
Në të dy takimet ministri Mustafa mori përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











