E-Diaspora
Panik te udhëtarët e linjës Prishtinë-Cyrih, pasagjerët tregojnë momentet e tmerrit
Udhëtarët e linjës Prishtinë-Cyrih kanë pasur momente që nuk do t’i harrojnë kurrë në jetë. Që nga nisja në Prishtinë dhe aterrimi në Cyrih, udhëtimi nuk ishte aspak i zakonshëm
Fluturimi i së dielës mbrëma i Edelweiss nga Prishtina për në Cyrih, me numër WK405, duket se tek disa udhëtarë do të mbetet gjatë në kujtesë. Në mesin e tyre gjendeshin edhe dy biznesmenë shqiptarë nga Cyrihu, të cilët udhëtojnë së paku dy herë në muaj në relacionin Cyrih-Prishtinë-Cyrih, shkruan albinfo.ch.
Sipas tyre, tek para nisjes nga Prishtina, është paralajmëruar prania e një defekti teknik, gjë që ka ndikuar që ata të mos ndihen të sigurt.
Për ta bërë edhe më të rëndë gjendjen, pak minuta para aterrimit, ka qenë po ashtu lajmërimi i pilotit se për shkak një vërejtje sigurie në CockPit, pas aterrimit, në tokë do të ketë edhe automjete të zjarrfikësve si dhe një automjet për tërheqjen e Aeroplanit, si dhe automjetet e zakonshme përcjellëse. E me këtë rast janë lutur udhëtarët të mos krijojnë panik. I gjithë ky lajmërim, ka shkaktuar një pasiguri tek disa pasagjerë, shkruan tutje albinfo.ch.
Por sipas zyrtarit të lartë për Komunikime në Edelweiss, Andreas Meier, këtu kishim të bëjmë më shumë me një vërejtje sigurie jo të saktë në Cockpitin e aeroplanit, ndërsa prania e zjarrfikësve dhe automjeteve tjera, është procedurë standard në rrethana të tilla.
“Vërejtja e sigurisë kishte të bënte me një mosfunksionim të mundshëm të rrotës drejtuese të aeroplanit, e në të tilla raste prania e një mjeti tërheqës për Aeroplanin dhe Zjarrfikësve është i domosdoshëm. Por pas aterrimit, duket se vërejtja e shfaqur është fikur, dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, ka deklaruar për Albinfo.ch përmes emailit z.Meier.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














