Shqipëria
E gjithë familja emigron në Perëndim
Elisabeta Hoxhaj po bën gati valixhen për t’u larguar nga Shqipëria së bashku me familjen e saj.
Gruaja e re, e cila banon në Vlorë, po emigron jashtë Shqipërisë së bashku me dy vajzat e saj, sepse, siç thotë vetë, në Vlorë e ka të pamundur të ndërtojë jetën.
“Ekonomia, arsimimi i fëmijëve, të gjitha…”, thotë Elisabeta, raporton “TCH”.
Bashkë me të do të ikë edhe Enerida. Ajo shpreson që në Perëndim të ketë mundësi më të mira për shkollim: “Nuk ka ekonomi dhe për këtë arsye po ndjek prindërit”, përcjell albinfo.ch.
Bashkëshorti i Elisabetës është emigrant dhe shtëpia e kësaj familjeje në Vlorë është nën kujdesin e babait të tij: “Kam 5 fëmijë dhe asnjëri prej tyre nuk është këtu. Papunësia, fukarallëku, infrastruktura i detyron njerëzit që të largohen”.
Familja ndahet këtu për të nisur një jetë tjetër larg Shqipërisë, ku mund të gjejnë punë më të mirë, shkolla më të mira dhe kushte jetese më të mira.
Në pak vite, fshatra të tëra dhe lagjet e qytetit të Vlorës janë zbrazur nga emigracioni. Ikja është e heshtur dhe e pandalur.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












