Bota
Erdogan kritikon SHBA-në për mosekstradim të Gylenit
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaron se Shtetet e Bashkuara po mbajnë qëndrim të pandershëm lidhur me rastin e Fethullah Gulen.
Erdogan e akuzoi për mungesë sinqeriteti Uashingtonin lidhur me refuzimin për ta ekstraduar imamin, të cilin Ankaraja zyrtare e akuzon si organizator të tentativës për grusht shteti në korrik 2016.
“Për fat të keq, SHBA vazhdon të veprojë me pandershmëri”, tha presidenti turk për ‘A Haber’, duke shprehur zhgënjimin në qëndrimin jokonstruktiv, sipas tij, të Uashingtonit në këtë rast.
Pas përpjekjes së grushtit të shtetit në vitin 2016, autoritetet e Turqisë kanë arrestuar mijëra gazetarë, diplomatë, gjyqtarë, anëtarë të ushtrisë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, duke i akuzuar ata se kanë luajtur rol në tentativën për grusht shteti dhe për marrëdhënie me Gulen, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Ankaraja ka kërkuar vazhdimisht që Gulen të ekstradohet nga Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999.
Në dhjetor, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, deklaroi se Donald Trump i kishte thënë Erdogan se autoritetet amerikane po shqyrtonin ekstradimin e Gulen.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka argumentuar se Uashingtoni nuk është pajtuar për këtë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














