Shqipëria
Varfëria dhe korrupsioni, nxitësit kryesorë të migrimit
Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot sondazhin e vitit 2018, sipas të cilit papunësia është shqetësimi kryesor i qytetarëve, krahas korrupsionit dhe besimit të ulët te politika.
Sondazhi me 5600 vetë në 18 qytete të mëdha të vendit zbuloi se qytetarët ankohen për varfërinë ekonomike, ndaj shprehin gatishmërinë për emigrim, sepse nuk kanë besim te një e ardhme më e mirë.
Qendra për Qeverisje të Mirë i kryen këto sondazhe prej disa vjetësh me mbështetjen e Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” për të matur perceptimin e opinionit publik mbi qeverisjen dhe nivelin e demokracisë në vend.
Shqetësimi kryesor i qytetarëve të intervistuar nga 20 – 45 vjeç është papunësia dhe sidomos mungesa e perspektivës për të gjetur një vend pune.
Gjatë vitit të kaluar të anketuar dy herë në qershor dhe në dhjetor, afro 60 për qind e qytetarëve pohuan se gjendja ekonomike është më keq se një vit më parë, afro 30 për qind se ekonomia ishte njëlloj si më parë dhe vetëm afro 10 për qind thanë se ekonomia është më mirë.
Sipas studimit, perceptimi i përgjithshëm i opinionit publik është se kemi një rritje të korrupsionit dhe mungesë serioze të luftës kundër tij.
Të pyetur në qershorin e kaluar 2018, se a po luftohej korrupsioni në nivelet e larta, më shumë se gjysma e qytetarëve (50.77 %) thanë “jo”, 18.14 % thanë “po” dhe 31.09 %, thanë se lufta kundër korrupsionit është “vetëm propagandë”.
Emigracioni vazhdon të mbetet një plagë serioze, sidomos në moshat 18-45 vjeç. Në dhjetorin e kaluar 44% e të rinjve pohuan se kanë aplikuar për emigrim, ndërsa rreth 20 përqind thanë se kishin në plan të aplikonin.
Pra, mbi 60% e popullsisë së re në moshë kërkon të largohet. Edhe në sondazhin e vitit 2017, për pyetjen “a e shihni emigrimin si rrugëzgjidhje për problemet tuaja?” afro 67% e qytetarëve thanë “po”, kundrejt 33% që thanë “jo”, shkruan voa, përcjell albinfo.ch.
Mbështetjen më të madhe e ka marrë pyetja nëse duhej bërë një veting në radhët e politkës. Afro 94.52 % e qytetarëve thanë “Po”, se duhej një veting në politikë, ashtu siç po bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa vetëm 5.48 % thanë “jo”.
Ky tregues, thanë autorët e studimit, dëshmon për pritshmëritë e qytetarëve nga drejtësia e munguar si dhe një apel që pandëshkueshmëria të marrë fund.
Sipas tyre, kjo shifër e lartë tregon se “ka një koalicion të gjerë të qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që të bëhet një pastrim i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin, korrupsionin, abuzimin me ligjin dhe fondet publike.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












