Shqipëria
Akuzohen 8 shqiptarë për kontrabandim droge nga autoritetet gjermane
Autoritetet gjermane kanë thënë se tetë shqiptarë janë akuzuar për kontrabandim të 1.8 ton kokainë në Gjermani përmes disa kutive të bananeve, në një skemë të cilën ata e kanë vlerësuar me ka pasur qëllim bartjen e drogës nga Amerika Jugore në Evropë.
Prokurorët në qytetin Landshut kanë thënë të mërkurën se personat, emrat e të cilëve nuk janë publikuar për shkak të privatësisë, përballen me 15 vjet burgim, në rast se dënohen për veprat e ngarkuara, transmeton agjencia e lajmeve, Associated Press.
Ata pretendohet se kanë dërguar kokainë nga Ekuadori në Hamburg përmes disa dërgesave të bananeve, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet janë alarmuar në vitin 2017, pasi shumë kuti me banane që kanë pasur edhe sasi të kokainës janë parë në markete të qyteteve të Bavarisë.
Katër të dyshuarit e tjerë tashmë janë dënuar në Hamburg.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













