Bota
Kur do të përfundojnë protestat e ‘jelekëve të verdhë’ në Francë?
Që nga nëntori, dhjetëra mijëra francezë të zemëruar kanë dalë në rrugë, fillimisht kundër rritjes së taksës së karburantit dhe tani për një numër kërkesash që përfshijnë paga më të mira, më pak taksa, barazi më të madhe dhe pjesëmarrje të qytetarëve në qeverisje. Më shumë se 50 mijë francezë dolën në protesta në rrugë të shtunën (9 shkurt). Si dhe kur do të përfundojnë protestat ende nuk dihet.
Një tjetër e shtunë, një tjetër protestë e “jelekëve të verdhë”. Javë pas jave, protestuesit e lëvizjes që e ka marrë emrin nga jelekët e sigurisë që francezët duhet të mbajnë në makinat e tyre – sfiduan të ftohtit dhe u përleshën me policinë në mbarë vendin.
Protestat nuk bëhen vetëm në fundjavë. Të martën e kaluar, protestuesit iu bashkuan sindikalistëve në marshime në Paris dhe në qytetet të tjera të Francës.
“Kërkesat e mia janë të njëjta me ato të lëvizjes ‘jelekët të verdhë’ – taksa më të ulëta, rivendosja e taksës së pasurisë, drejtësi e pavarur që merret me çështjet sociale dhe mjedisore, në mënyrë që njerëzit të mund të jetojnë me dinjitet”, thotë Sabrina Drljevic-Pierre.
“Mendoj se njerëzit duan vërtet të dëgjohen nga qeveria. Ata duan më shumë drejtësi”, thotë protestuesi Jerome Partage me lëvizjen ‘jelekët e verdhë’.
Protestues të tjerë e përshkruajnë lëvizjen e tyre si asgjë më pak se një revolucion – që ka në thelb ankesat e vjetra dhe reformat më të reja të imponuara nga qeveria e Presidentit Emmanuel Macron, shkruan voa, përcjell albinfo.ch
“Ne duam dorëheqje … qeveria të shkarkohet, sepse ajo nuk mund të funksionojë kështu”, thotë protestuesi Pierre-Antoine Charpentier.
Lëvizja po rezonon në mbarë Europën duke u përhapur mes të tjerash në Belgjikë, Bullgari, Britani dhe Greqi.
Ajo po tërheq vëmendjen e qeverisë populiste të Italisë, duke rritur tensionet mes Parisit dhe Romës.
Presidenti Macron thotë se po i dëgjon kritikat dhe pranon se është pjesërisht me faj për atë që ai e quan një përgjigje të pamjaftueshme qeveritare ndaj zemërimit të protestuesve.
Një përgjigje afatshkurtër do të ishte një debat kombëtar tremujor për të diskutuar shqetësimet mbi çështje si taksat, shërbimet publike, ndryshimet klimatike dhe demokracinë. Popullariteti i zotit Macron është ngritur disi nga nivelet e ulëta rekord.
Por nuk është e qartë se ku do të çojë gjithë ky debat. Ndoshta në një referendum, por kjo do të ishte një lëvizje e rrezikshme.
Është gjithashtu e vështirë për të bashkuar kërkesat e shumta dhe të ndryshme të jelekëve të verdhë për reformat që duan nga zoti Macron. Lëvizja është pa drejtues dhe jo gjithmonë e bashkuar. Disa kandidatë të jelekëve të verdhë po garojnë për zgjedhjet në Parlamentin Europian në maj – në disa lista të ndryshme. Të tjerë nuk mendojnë se ata duhet të konkurrojnë.
“Për mua, nuk ka kuptim që anëtarët e lëvizjes të garojnë në zgjedhje”, thotë Jean-Francois Wolff me lëvizjen e jelekëve të verdhë.
“Mendoj se do të jetë shumë e vështirë për anëtarët e lëvizjes ta përkthejnë suksesin e tyre në shoqërinë franceze në sukses elektoral”, thotë Manuel Lafont Rapnouil me Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Pra cili është hapi tjetër për jelekët e verdhë? Është vështirë të thuhet. Por ata do të jenë me siguri në rrugë të shtunën e ardhshme.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














