Shqipëria
Familja i fal gjakun, vetëm nëse paguhet
“Nëse unë i kërkoj atij një shumë financiare dhe Francesco nuk pranon, atëherë është dy herë në gjak me mua. Unë i vras edhe një person tjetër. Nëse pranon, atëherë e fal”, tha Marku, duke mos premtuar falje
Emisioni hetues italian “Le Iene” i është rikthyer dhe një herë ngjarjes së vrasjes së shqiptarit 22-vjeçar, Gjergj Gj.
I riu humbi jetën më 20 tetor 2015 pasi u qëllua për vdekje nga italiani Francesko S., ndërsa po tentonte t’i grabiste banesën, siç raporton “Gazeta Shqip”.
“Italiani nuk e di se duhet të përballet me hakmarrjen e Kanunit, një kod të tmerrshëm dhe arkaik që ende ekziston sot në pjesë të Shqipërisë”, thotë gazetari Luigi Pelazza.
Gazetarët italianë kanë takuar ndërmjetësin e faljes së gjaqeve, Nikollën, i cili thotë se Francesco duhet të vijë në Shqipëri për të kërkuar falje.
Ai i premton italianit se nuk do t’i ndodhë asgjë sepse është nën përgjegjësinë e tij, përcjell albinfo.ch.
“Është shumë e qartë se familja vuan për shkak të kësaj çështjeje. Në këtë rast, Kanuni thotë se edhe ekziston mundësia e faljes”, shpjegon ndërmjetësi që ka takuar familjen Sicignano. Nikolla thotë që italiani duhet të vijë në Shqipëri për t’u takuar me prindërit e djalit të vrarë, të cilët thonë se do të marrin hakun.
“Babai i djalit të vrarë mund të dëshirojë të takohet me Francescon dhe në këtë rast, ne do të duhet të shkojmë në Shqipëri. Nëse vini me mua do të jeni nën përgjegjësinë time dhe asgjë nuk do t’ju ndodhë derisa të ktheheni në shtëpi. Sepse në qoftë se diçka duhet të ndodhë me ju unë do të çnderohem”, tregon ndërmjetësi i faljes së gjaqeve.
Më pas, ekipi i gazetarëve niset drejt Shqipërisë për t’u takuar me familjen Gjoni. “Unë do e bëj Markun mik me Francescon”, është premtimi që thotë ndërmjetësi i gjaqeve.
Nikolla tenton të bindë Mark Gjonin që të falë gjaqet, por ai refuzon së bashku me gruan. Më pas, ai zbutet dhe e fton në shtëpi vrasësin italian, duke i thënë se pranon që të bisedojë, duke vendosur disa kushte.
“Nëse unë i them Francescos që të fal gjakun, atëherë ia kam dhënë besën për gjithë jetën. Nëse nuk e fal, ai duhet të ruhet”, thotë babi i viktimës.
Më pas ai tha se mundësia për falje është vetëm kompensimi financiar. “Nëse unë i kërkoj atij një shumë financiare dhe Francesco nuk pranon, atëherë është dy herë në gjak me mua. Unë i vras edhe një person tjetër. Nëse pranon, atëherë e fal”, tha Marku, duke mos premtuar falje.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











