E-Diaspora
Personi që humbi jetën nga goditjet e dy kuajve është nga Prizreni
Para 29 vitesh, në Zvicër është vrarë vëllai i të ndjerit, Zefi. Xhaxhai i tij thotë se ai u vra nga disa serbë, për faktin se ishte shqiptar. E ndonëse ka kaluar shumë kohë, dhimbja për familjen Radi është ende e freskët

Një vozitës 53-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së dielës rreth orës 04.00, pasi ka goditur dy kuaj që kanë qenë duke lëvizur lirshëm në autostradën A3, në Wollerau (SZ). Vozitësi dhe dy kafshët nuk i kanë mbijetuar aksidentit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Pavarësisht përpjekjeve për të ringjallur vozitësin, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton Policia Kantonale e Cyrihut, përcjell Albinfo.ch.
Në bashkëpunim me zyrën e prokurorit publik në Limmattal-Albis, policia ka filluar hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe arsyen për praninë e kuajve në autostradë.
Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është D. Radi nga Prizreni, derisa Gazeta Express ka vizituar familjen e tij në Prizren.
“Ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me dy punëtorë, e ka pas një biznes të vetin atje. Në autostradë, rruga e siguruar, shpejtësia e lejuar, është ndeshë në dy kuaj, kjo ka qenë e papritur të ndodhë në një vend ku ka siguri në komunikacion siç është Zvicra”, ka thënë xhaxhai i tij, Gjokë Radi, për Express në Prishtinë.
Ai ka shtuar se ndihma e parë e ka gjetur të gjallë, por nuk ka pasur sukses që ta shpëtojë.
“Policia apo ndihma e parë e kanë gjetur si duket në jetë ende por nuk kanë mundur t’i ndihmojnë, kurse dy bashkudhëtarët nuk kanë pasur lëndime serioze dhe fatmirësisht kanë shpëtuar”, është shprehur Gjoka.
Mirëpo, ky nuk është rasti i parë që e ka tronditur familjen Radi nga Prizreni. Para 29 vitesh, në Zvicër është vrarë vëllai i të ndjerit, Zefi. Xhaxhai i tij thotë se ai u vra nga disa serbë, për faktin se ishte shqiptar. E ndonëse ka kaluar shumë kohë, dhimbja për familjen Radi është ende e freskët.
“Më herët kemi pasur edhe një rast tjetër i cili po ashtu na ka shokuar. Në vitin 1990, vëllai i tij, Zefi, është vra në Zvicër nga serbët. Aty është plagosur edhe një kushëri tjetër i cili nga plagët e marra më pas ka ndërruar jetë. Kanë kaluar pothuajse 30 vite, por me sa kemi dëgjuar atëherë, ka qenë për faktin që janë shqiptarë. Vdekja e Zefit ka qenë e vështirë për krejt familjen, e tani vdekja e 53-vjeçarit po e rikthen mërzinë e familjes. Është shumë e vështirë për nënën me i varrosë dy bijtë e saj”, është shprehur xhaxhai i tyre.
Xhaxhai i tij thotë se ai ka shkuar në Zvicër qysh në moshën 17-vjeçare. Atë kohë ka dalë si shumë kosovarë tjerë të cilët kanë shkuar me qëllimin për t’u ndihmuar financiarisht familjarëve të tyre në Kosovë. Ndërkaq, deri në momentin e vdekjes, ai ishte duke jetuar me familjen e tij.
Me kërkesë të fëmijëve të tij, D. Radi do të varroset në Zvicër, ndërkaq familjarët e tij në Kosovë janë duke i bërë gati dokumentet për të shkuar në varrimin e tij. Ai ka lënë pas vetës gruan dhe dy fëmijë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?