Shkurt.ch
351 mijë franga paga vjetore e shefave në Zvicër
Për të nxjerrë këtë konstatim janë analizuar pagat e menaxherëve në pozita të larta.
Mesatarisht pagat e menaxherëve zviceranë këtë vit kanë shënuar rritje për 2 për qind në krahasim me vitin 2012, thotë një studim nga firma konsulente “Kienbaum”. “Rritja është mjaft modeste”, tha Jörg Scholten, ekspert në “Kienbaum”.
Për të nxjerrë këtë konstatim janë analizuar pagat e menaxherëve në pozita të larta.
Shefat në 430 kompani marrin pagë vjetore mesatare prej 351.000 frangash, që i bie 5 për qind më shumë se një vit më parë.
Rreth një e katërta e pagës fitohet si bonus. Në nivele më të ulëta menaxhuese, përqindja e pagës është shumë më e ulët.
Megjithatë, studimi thotë se kanë rënë bonuset në industrinë financiare.
“Në sektorin bankar ka ndryshime në sistemin e kompensimit si pasojë e krizës financiare”, tha Scholten.
Studimi “Kienbaum” gjithashtu tregon se gratë nuk janë të përfaqësuara në pozitat e larta menaxhuese, duke stagnuar për 8 për qind. Vetëm pozitat më të ulëta menaxhuese janë gjithnjë duke u plotësuar nga gratë, dhe përqindja e tyre është rritur për 21 për qind.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













