Bota
I ftohti polar në SHBA u merr jetën 12 personave
Tragjik ishte rasti i një studenti nga Iowa, Gerald Belz, që u gjet pa ndjenja në të ftohtë jashtë ndërtesës së konviktit, e më pas ndërroi jetë në spital
I ftohti polar që ka gjunjëzuar “Midwest”-in amerikan me temperatura ekstremisht të ulëta, fajësohet për të paktën 12 vdekje. Zyrat shtetërore në Miçigan u mbyllën për një ditë.
Banorët që mburreshin se i bënin ballë pa frikë dimrave të egër, tani nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë, ndërsa autoritetet përsërisin paralajmërimet për rrezikun e madh të aksidenteve në rrugët e mbuluara nga akulli.
Miliona amerikanë po përjetojnë ato që mund të jenë ndoshta temperaturat më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, ndërsa fronti i ftohtë arktik është duke u përhapur në të gjithë vendin, transmeton “TCH”.
Tragjik ishte rasti i një studenti nga Iowa, Gerald Belz, që u gjet pa ndjenja në të ftohtë jashtë ndërtesës së konviktit, e më pas ndërroi jetë në spital. Mjekët thanë se moti ishte një nga faktorët kryesorë të vdekjes së 18-vjeçarit, përcjell albinfo.ch.
Me termometrin që shënoi -32 gradë Celsius, Çikago theu rekordin e saj të vitit 1985, duke shtyrë banorët të flisnin për një situatë edhe më keq sesa në Siberi.
Illinoisi, Michigani dhe Wisconsin kanë shpallur ndërkohë gjendjen e jashtëzakonshme. Mijëra fluturime janë anuluar, shkolla e universitete janë mbyllur, e në disa zona është pezulluar dhe shërbimi postar. Megjithatë, shtetet jugore si Florida u kanë shpëtuar deri tani ngricave që ka sjellë me vete “vorbulla polare”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










