Bota
Gjermania thekson rëndësinë e një Evrope të bashkuar
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha të premten se lidhjet Gjermani-Itali janë më të rëndësishme se kurrë, pasi të dyja vendet po përballen me rritje të ndjenjave euroskeptike.
Duke folur në Berlin, gjatë vizitës shtetërore të homologut të tij italian, Sergio Mattarella, Steinmeier tha se “në Itali, ideja e një Evrope të bashkuar po lëkundet” dhe se zërat e tillë “po bëhen të dëgjuar edhe në Gjermani”.
Si anëtare themeluese të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Italia kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e projektit evropian, tha Steinmeier, shkruan Rel, përcjell albinfo.ch
“Në botën e nesërme, ne si evropianë duhet të jemi të bashkuar nëse duam të bëhemi të dëgjuar dhe të aftë për t’iu dhënë zgjidhje sfidave të mëdha, si ndryshimet klimatike, digjitalizimi, migrimi”, shtoi Steinmeier.
Në Itali, vitin e kaluar, ka ardhur në pushtet një qeveri populiste dhe anti-migrante, e udhëhequr nga Giuseppe Conte.
Në disa lande të Gjermanisë, populistët po ashtu kanë shënuar fitore në zgjedhjet e vitit 2018.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














