Futboll
Shani Tarashaj po rikthehet, humb 4 kg dhe ka lënë pas lëndimin
Sulmuesi shqiptar Shani Tarashaj po përgatitet maksimalisht që të rikthehet si në formën e mëparshme
Sulmuesi shqiptar, Shani Tarashaj (23-vjeçar) është një nga shpresat më të mëdha të Grasshoppersit në pjesën e dytë të kampionatit. Megjithatë, ai duhet të heq disa kilogramë, shkruan ‘Blick’.
Ai është në pronësi të klubit të Evertonit, derisa kohët e fundit është përballur me shumë lëndime, përcjell albinfo.ch.
Drejtori sportiv Mathias Walther thotë kështu: “Shani është i shëndetshëm, pa dhimbje dhe i aftë, ai është një përforcim i qartë për ne”.
Por, si ndihet vetë sulmuesi shqiptar. “Kërkohet kohë më shumë në rikuperim. Kam ende shumë punë për të bërë”, shprehet sulmuesi që ka luajtur me Zvicrën.
Ai duhet t’i kushtojë rëndësi edhe peshës, dhe është duke punuar me trajnerin e kondicionimit të GC-së, Nikola Vidoviq. “Sa më pak dyoksid karboni të jetë e mundur. Vështirë për të ngrënë makarona pa bukë. Tani po ha oriz, pulë dhe perime”, u shpreh Tarashaj, i cili ka humbur 4 kg.
Pas shumë lëndimeve dhe vështirësive, ai vendosi të kthehet në Zvicër. “Nuk ishte një kohë e lehtë për mua atëherë. Unë gjithashtu kisha mundësi të tjera, por dëshiroja të kthehesha në GC. Në një mjedis që unë njoh dhe kthehem në familjen time”.
Në fund flet edhe për ambiciet. “Do të bëj gjithçka në trajnim, me shpresë se do të në Turqi gjatë përgatitjeve dhe pastaj në Superligën e Zvicrës”, përfundoi Tarashaj.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













