Lifestyle
Dokumentar për abuzimet e Michael Jackson-it
Trashëgimtarët e Michael Jacksonit kanë dënuar një dokumentar që do të duhej të publikohej, e në të cilin flitet rreth abuzimeve seksuale të këngëtarit.
Dokumentari i titulluar ‘Leaving Neverland’, do të duhej të shfaqej në festivalin e filmit Sundance më vonë gjatë këtij muaji, por do të transmetohet edhe në kanalin HBO dhe Channel 4 në Britani, këtë pranverë.
Në të janë intervistat e dy burrave, tani në të 30-at, të cilët thonë se ishin abuzuar nga këngëtari kur ishin djem të ri.
Këngëtari i hitit Thriller, i cili vdiq në vitin 2009, ishte paraqitur në gjykatë në vitin 2005 në California, nën akuzat për abuzim të një djaloshi 13-vjeçar në fermën e tij.
E, dokumentari përqendrohet në tregimet e Wade Robson dhe James Safechuck. Të dy këta kishin paditur Jacksonin për abuzim pas vdekjes së tij dhe të dyja rastet u përjashtuan nga gjykata. Madje, Robson kishte dëshmuar në vitin 2005 në mbrojtje të këngëtarit.
Pavarësisht kritikave të trashëgimtarëve të këngëtarit, regjisori i dokumentarit, Dan Rred, ka thënë se nuk dyshon aspak në vërtetësinë e dëshmive të dy protagonistëve. Jackson kishte vdekur papritur në 2009, në moshën 50-vjeçare, nga mbidoza me ilaçe
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












