Shqipëria
Këtë vit pritet numër më i madh i turistëve zviceranë në Shqipëri
“Ky grup do të sjellë edhe turistë nga Anglia dhe Zvicra, pasi është operator i madh dhe menaxhon 7 milionë turistë në sezon”, thotë Kasa
Operatorët e sektorit të turizmit dhe ekspertët bien dakord se 2018 duhet të kurorëzohet si viti më i mirë i turizmit në Shqipëri.
Sipas raportit të fundit të INSTAT, në total, për 11-mujorin, Shqipërinë e vizituan 5.6 milionë turistë, me rritje 16.2% me bazë vjetore.
Në këtë periudhë, shtetasit nga Kosova zinin peshën kryesore, me 36%, ose rreth 2 milionë persona, të cilët janë turistë sidomos në zonën e Durrësit, destinacioni kryesor i tyre. Në vend të dytë, maqedonasit, me 640 mijë hyrje, ose 11.3% të totalit, raporton ‘monitor’.
Të tretët, renditen grekët, me 498 mijë hyrje, ose 8.8% të totalit. Italianët janë në vend të katërt, me 408 mijë hyrje ose 7.2% të totalit. Pas tyre, malazezët, me 330 mijë hyrje, ose gati 6% të totalit. Në 11-mujorin e 2018-s, ndër vendet me hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe, 34,5%. INSTAT shton se 2.7 milionë të huaj kanë ardhur për turizëm në 11-mujorin e vitit 2018, ose rreth 48% e totalit, me rritje 17% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përcjell albinfo.ch.
“Te kontingjenti i turistëve që vizituan vendin gjatë 2018-s mbizotëronte ai me shpenzime të ulëta”, pohon Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit. Numri i turistëve të huaj që po e vizitojnë Shqipërinë është rritur, por sipas Topuzit, duhet pasur në konsideratë se ata nuk janë turistë elitarë, që shpenzojnë në mënyrë domethënëse. Turisti që po vjen sot është ai me çanta shpine që parapëlqen hostel apo çadra, si dhe turisti i mesëm europian.
“Ka rritje dyshifrore të turistëve nga vendet e Europës Qendrore dhe zonat skandinave, ashtu siç ka edhe një rritje të turistëve nga zona e ish-Lindjes, por nuk duhet të harrojmë që kontingjenti kryesor do të mbeten Kosova, Maqedonia dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Pavarësisht se ky trend i turistëve europianë vjen në rritje, nuk do të ndikojnë shumë”, thotë Topuzi.
Polakët dhe nordikët priten në ulje
Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe Menaxher i Happy Tours, thotë për “Monitor” se 2019 e presin të jetë një vit i mirë me disa reduktime numrash nga dy operatorë të huaj. Këto reduktime sigurisht që do të plotësohen me operatorë të rinj.
“Më pak rezervime ka konfirmuar Tui nga Polonia si dhe vendet nordike, por në total vlerësojmë se kërkesat do të jenë në një trend të qëndrueshëm. Kjo sepse është futur një kompani zvicerane, por edhe disa kompani të vogla hungareze dhe ukrainase që do të balancojnë pjesën e munguar”, shton z. Kasa.
Sa i përket një parashikimi për 2019, ai shprehet me nota pozitive. “Mendojmë që në vitin 2019 do të jemi në nivelin e vitit 2018 për nga numri i vizitorëve ose një rritje më e moderuar, pra nuk mund të pretendojmë rritjen 25% në 2018. Kemi vënë re një tendencë të rritjes së turizmit kulturor. Ky lloj turizmi vjen si kërkesë kryesisht nga grupe franceze që vijnë si pjesë e tureve rajonale, pra jo me destinacion direkt Shqipërinë.
Risi për 2019 do të jetë tregu gjerman që është futur nëpërmjet një grupi të madh që njihet si ‘Der Turistik Group’, që do të jetë i pranishëm në Durrës dhe Sarandë me rezervime. Ky grup do të sjellë edhe turistë nga Anglia dhe Zvicra, pasi është operator i madh dhe menaxhon 7 milionë turistë në sezon”, thotë për “Monitor” Kasa.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











