Futboll
Berisha do të ndërtojë shkollë futbolli në Kosovë
“E shoh veten me një çantë në krah pas rreth 10-vitesh duke kërkuar talente dhe shpresoj që të ndërtoj një shkollë futbolli në Kosovë”, deklaroi Berisha
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka arritur të rigjejë formën dhe besimin në portën e Atalantës, pas golit të pësuar në Lig
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka arritur të rigjejë formën dhe besimin në portën e Atalantës, pas golit të pësuar në Ligën e Evropës ndaj Dortmundit, që u pasua nga një gjunjëzim psikologjik për portierin e Kombëtares shqiptare, megjithatë, tashmë duket se gjithçka ka kaluar.
“E vuajta shumë atë episod, por dua të them se më ka forcuar karakterin. Sot jam i kënaqur dhe dua të vazhdojë këtu”, deklaron Etrit Berisha në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.
“Në klasifikim nuk i kemi ende pikët e duhura për të luajtur sërish në Kupat e Evropës vitin e ardhshëm, por besoj se do t’ia dalim, pasi jemi shumë afër, ndërkohë që ëndërroj të luaj në Ligën e Kampionëve, atë që nuk munda dot ta bëj te Lazio në vitin 2015”, është shprehur tutje Etrit Berisha, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se portierët më në formë të momentit në Evropë, ai klasifikon të parin Loris më pas Pikford, Handanoviq dhe Oblak, ndërsa sa i përket klasifikimit të portierëve më të mirë në Itali, Berisha zgjedh portierin e Interit, Samir Handanoviq, pa harruar të përmend as kolegun e tij në kombëtare, Strakosha.
Ndërkohë kur është pyetur për të ardhmen, Etrit Berisha deklaron një tjetër synim personal. “E shoh veten me një çantë në krah pas rreth 10-vitesh duke kërkuar talente dhe shpresoj që të ndërtoj një shkollë futbolli në Kosovë”.ën e Evropës ndaj Dortmundit, që u pasua nga një gjunjëzim psikologjik për portierin e Kombëtares shqiptare, megjithatë, tashmë duket se gjithçka ka kaluar.
“E vuajta shumë atë episod, por dua të them se më ka forcuar karakterin. Sot jam i kënaqur dhe dua të vazhdojë këtu”, deklaron Etrit Berisha në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.
“Në klasifikim nuk i kemi ende pikët e duhura për të luajtur sërish në Kupat e Evropës vitin e ardhshëm, por besoj se do t’ia dalim, pasi jemi shumë afër, ndërkohë që ëndërroj të luaj në Ligën e Kampionëve, atë që nuk munda dot ta bëj te Lazio në vitin 2015”, është shprehur tutje Etrit Berisha, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se portierët më në formë të momentit në Evropë, ai klasifikon të parin Loris më pas Pikford, Handanoviq dhe Oblak, ndërsa sa i përket klasifikimit të portierëve më të mirë në Itali, Berisha zgjedh portierin e Interit, Samir Handanoviq, pa harruar të përmend as kolegun e tij në kombëtare, Strakosha.
Ndërkohë kur është pyetur për të ardhmen, Etrit Berisha deklaron një tjetër synim personal. “E shoh veten me një çantë në krah pas rreth 10-vitesh duke kërkuar talente dhe shpresoj që të ndërtoj një shkollë futbolli në Kosovë”.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












