Lifestyle
Jepet premiera e filmit “Glass” në Londër
M. Night Shyamalan, regjisori i njohur për filmat e tij që kryesisht përfundojnë në mënyrë misterioze, e solli projektin e tij të fundit përpara publikut londinez.
Të mërkurën u shfaq premiera e filmit të bazuar në libra komikë, “Glass”, që e sjell historinë e përzier të dy filmave paraprakë. Me protagonistë aktorët Bruce Willis, Samuel L. Jackson dhe James McAvoy, “Glass” i ngërthen në vete dy histori, atë të filmit “Unbreakable”, i cili u lansua në vitin 2000 dhe atij “Split” të publikuar nëpër kinema në vitin 2016, përcjell albinfo.ch
Yjet hollywoodian, Willis dhe Jackson, të cilët po ashtu kanë luajtur bashkë në filmin “Unbreakable”, në premierë shoqëroheshin nga aktori McAvoy, i cili e portretizoi rolin e Kevin Wendell Crumbit, një burrë me disa personalitete, në filmin “Split”.
Në filmin e ri, Willis e përsërit rolin e tij të rojës David Dunn, i cili vihet në ndjekje të personazhit të McAvoyit. Ndërsa, Jackson rikthehet në ekran si Elijah Price, ndryshe i njohur si Mr Glass. Në filmin “Glass”, gjithashtu luajnë aktorët Anya Taylor-Joy dhe Sarah Paulson. “Glass” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës dhe Britanisë së Madhe nga 18 janari.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












