Shqipëria
Protestat e studentëve në Shqipëri rikthehen nesër
Të hënën e 7 janarit studentët në Shqipëri do t`u kthehen sërish protestave, pavarësisht se disa nga kërkesat e tyre janë plotësuar nga qeveria.
Ata paralajmërojnë një tubim masiv para Kryeministrisë, me mbështetje të studentëve të rretheve dhe qytetarëve.
Thonë se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat, ndërsa shtojnë se ato mund të shtohen pasi çdo fakultet do të përpilojnë në vijim një liste me problematikat për të cilat do të kërkojnë zgjidhje nga qeveria.
Organizimi do të jetë i njëjtë, do të nisë nga fakultetet në orën 8 të së hënës dhe në orën 10 do të marshohet drejt Kryeministrisë.
Pankartat nuk do të mungojnë, paralajmërojnë edhe surpriza, por nuk pranojnë të zbulojnë detaje. Protesta nuk do të ketë një afat.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











