Shqipëria
Sa para kanë shqiptarët në banka?
Zhvlerësimi i euros ndaj lekut nuk e ka zbehur besimin që shqiptarët kanë tek monedha evropiane. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, depozitat në euro u rritën me gati 9.5 për qind duke kapërcyer për herë të parë shifrën 4 miliardë euro.
Të dhënat tregojnë se euro vazhdon të mbetet monedha kryesore ku shqiptarët preferojnë të ruajnë kursimet e tyre dhe kjo tendencë nuk është përmbysur as nga rënia e ndjeshme e monedhës evropiane kundrejt lekut, as nga programi i deeuroizimit.
Vetëm vitin e kaluar monedha evropiane u zhvlerësua me gati 7.3 për qind kundrejt lekut duke rënë nga 133.2 lekë që ishte në 123.4 lekë aktualisht. Paralelisht në fillim të 2018-ës, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shpallën nisjen e një fushate ligjore që synonte rritjen e përdorimit të lekut në ekonominë shqiptare dhe uljen e përdorimit të euros, transmeton “TCH”.
Një nga masat kryesore të këtij programi është dekurajimi i kursimeve në euro duke ja u bërë bankave private më të kushtueshme mbajtjen e depozitave në monedhën evropiane, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të këtyre masave, shumë nga bankat private kanë ulur ndjeshëm interesat për depozitat në euro, madje duke i zbritur edhe ne terren negativ. Por pavarësisht kësaj, shqiptarët vazhdojnë të preferojnë euron si monedhën kryesore për të ruajtur kursimet e tyre, ndërkohë që depozitat në lekë vitin e kaluar ranë me 3.5 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













