Kosova
Gjermania, mbështetëse e madhe e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë pritëse në nderim të KFOR-it gjerman, me rastin e përmbylljes së misionit të tyre në kampin e Prizrenit, duke theksuar se vetëm kontigjenti i Prizrenit po largohet, por roli i KFOR-it gjerman do të vazhdojë edhe më tej.
“Gjermania është një mbështetëse e madhe e Kosovës dhe ajo jo vetëm që përkujdeset për Kosovën, por edhe për rajonin. Është qëllimi ynë gjithashtu që të vijmë në një ditë, që jo vetëm të absorbojmë nga ju, por të krijojmë së bashku në të gjitha fushat e jetës dhe mund të llogarisni në ne. Për ju kjo është shtëpia juaj çdo herë, vetë Kosova është shtëpia juaj”, tha Haradinaj.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se sonte janë bërë së bashku për një arsye të veçantë, për t’iu thënë faleminderit Budeswehrit dhe Gjermanisë për shërbimin e tyre, paqen dhe stabilitetin e vendit tonë, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch
“Por jo vetëm për këtë, e kemi këtu GIZZ-in e shumë partnerë të tjerë nga ana e Gjermanisë, nga agjencitë gjermane të bashkëpunimit, kështu që në emër të asaj se çfarë kemi në duar, është një infrastrukturë mbi 40 milionë euro në kampin e Prizrenit për ta shfrytëzuar për trajnime, inovacion, biznese, edukim si dhe të vazhdojmë që ta ngrisim sa më lart siç keni bërë ju ushtarët gjermanë. Ju e keni mbajtur lart flamurin gjerman dhe ne do të dëshirojmë që ta mbajmë sa më lart atë me projektin e ri, i cili është projekt ekonomik, por që të jemi së bashku”, tha ndër tjerash kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, duke shprehur mirënjohje për pritjen e sotme në shenjë falënderimi për shërbimin e ushtarëve gjermanë, tha se ky është një gjest shumë i veçantë, jo vetëm në emër të Qeverisë së Kosovë, por edhe si gjest i qytetarëve të Kosovës, si dhe atyre nga qyteti i Prizrenit, për t’i thënë lamtumirë kontingjentit të Prizrenit. Ambasadori Heldt tha se ndihet krenar që Kosova dhe Gjermania ndajnë përpjekjen e përbashkët të vazhdimit për projekte të reja.
Një fjalë rasti patën edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe Komandanti i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, nënkolonel Eric Offermann, ndërkaq të pranishëm ishin edhe ministra, zëvendësministra dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











