Gruaja
“Cila do të jetë e ardhmja e fëmijës tim”
Në këtë kurs mund të marrin pjesë gratë që kanë fëmijë apo nipa dhe mbesa të moshës parashkollore
“Si mund të ndërtoj një të ardhme më të bukur për fëmijën tim nëpërmjet teatrit, përrallës, muzikës dhe vallëzimit”, kjo është motoja e një kursi të ri në gjuhën shqipe në Cyrih, që i dedikohet nënave dhe gjysheve me fëmijë të moshës parashkollore
Kursi me titullin “Cila do të jete e ardhmja e fëmijës tim” është pjesë e “Projektit 2013” i cili organizohet dhe financohet nga qyteti i Cyrihut në bashkëpunim me Shoqatën “Aleksandër Moisiu”, bën të ditur drejtuesja e kursit, aktorja e mirënjohur Liri Lushi.
Në këtë kurs mund të marrin pjesë gratë që kanë fëmijë apo nipa dhe mbesa të moshës parashkollore. Pagesa është vetëm 20 franga. Pjesëmarrësit në fund do të pajisen me një certifikatë dhe një Gutschein (çek) në vlerën 20 franga
Kursi në gjuhën shqipe mbahet çdo të enjte të qershorit, përkatësisht në datat 6, 13, 20 dhe 27 qershor, duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 16:30. Kursi i parë, më 6 qershor tashmë është mbajtur dhe ka pasur një pjesëmarrje solide, njofton znj. Lushi.
Adresa e kursit: Biblioteka Pestalozzi Hardau, Norastrasse 20, 8004, Zürich.
Për fëmijët do të ketë kujdestarë të veçantë.
Drejtuese e kursit është pedagogia dhe aktorja e mirënjohur shqiptare Liri Lushi ndërsa asistente të saj janë Meriona telo dhe Lena Berisha.
Projekti, siç na njofton drejtuesja e tij, financohet nga qyteti i Cyrihut ndërsa ai realizohet nga “A. Moisiu”, “Unia – aktivistët shqiptarë”, “Pro Integra” dhe “Parandalo”.
Kontakti: Qendra e Integrimit Sociokulturor “A. Moisiu”. www.sozkurt-integra.ch
Tel: 078 866 05 75
Tel: 076 433 11 76
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












