Shqipëria
Sa shpenzojnë shqiptarët jashtë vendit?
Shpenzimet kanë kërcyer në tremujorin e tretë të sezonit turistike, me 19.4%, duke arritur në 486 milionë euro
Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar për turistët po sjell më shumë para në vend. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, në periudhën janar-shtator, të huajt kanë sjellë në vend 1.47 miliardë euro, niveli më i lartë rekord i regjistruar ndonjëherë.
Por, ndërsa të huajt po shpenzojnë më shumë në Shqipëri, edhe shqiptarët nuk kursehen aspak kur dalin jashtë vendit.
Po të njëjtat të dhëna të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në udhëtimet e tyre, shqiptarët shpenzuan 1.1 miliardë euro, me një rritje prej 14% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transmeton “Monitor”.
Shpenzimet kanë kërcyer në tremujorin e tretë të sezonit turistike, me 19.4%, duke arritur në 486 milionë euro, përcjell albinfo.ch
Turqia është një destinacion i preferuar në verë, me charter-at drejt Antalias që çdo vit shënojnë rritje dyshifrore, sipas të dhënave të raportuara nga Tirana International Airport.
Për 9-mujorin, bilanci i udhëtimeve ka qenë pozitiv për Shqipërinë, me të ardhurat neto që kanë mbetur në vend prej 359 milionë euro, me një rritje vjetore prej 6%.
Ky bilanc është rritur me shpejtësi, që nga 2013-a kur ai ishte negativ (d.m.th. shqiptarët shpenzonin më shumë jashtë sesa të huajt te ne), duke reflektuar rritjen e shpejtë të turistëve.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














