Shqipëria
Fushata “Ruaj traditën, festo shqip!”
Një grup studentësh i programit Master i Shkencave, dega Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës mblodhën në një tryezë studiues si dhe artistë në kuadër të fushatës “Ruaj traditën, festo shqip!”, që synon ndërgjegjësimin e të rinjve në ruajtjen e folklorit.
Profesoresha Edlira Mali, njëkohësisht edhe këshilltarja e studentëve gjatë këtij projekti, foli për rrezikun e humbjes së trashëgimisë sonë folklorike. Studiuesit janë shprehur të shqetësuar në lidhje me vështirësinë e tejkalimit të folklorit nga brezi në brez. “Marrim nisma të tilla, sepse kemi mundësi, e mbi të gjitha ndjejmë përgjegjësi për të ardhmen. Nuk harron shqiptari lahutën, traditën, pa ato do të ishte një diçka që ecte pa shpirt”, tha profesor Rahim Ombashi. Ndërkohë shkrimtari i njohur, Agron Tufa, u ndal në elementët e veçantë të folklorit shqiptar, të cilat i bëjnë rrënjët tona të thella dhe impresionuese për këdo që i përjeton, shkruan albinfo.ch
Etnologia dhe antropologia Armanda Hysa u shpreh se folklori i vërtetë nuk gjendet në festivalet folklorike, por tek festat familjare dhe dasmat. Po ashtu edhe studiuesja Ilirjana Kaceli përmendi edhe ngjarjet historike me rëndësi për trashëgiminë e kulturës sonë.
Fushata do të vazhdojë me një konkurs vallesh, ku ftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të marrë pjesë. Fituesit e tri vendeve të para të konkursit do të kenë mundësi që të performojnë në një koncert madhështor me të ftuar, personalitete të artit, si dhe çmime të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë















