Bota
Franca e tronditur me arrestimin e studentëve protestues
Franca është tronditur nga një video që është shpërndarë në internet, ku shihet arrestimi dhe trajtimi brutal i studentëve që protestuan në Paris.
Videoja është xhiruar të martën në periferi të Parisit, ku shihen një grup studentësh të gjunjëzuar, me krahët e tyre të vendosur pas kokës, të rrethuar nga oficerë të policisë, të cilët qëndrojnë në gjendje gatishmërie duke i kërcënuar studentët, ndërsa fytyrat e tyre janë të maskuara.
Ministër francez i Arsimit, Jean-Michel Blanke tha se imazhet e nxënësve të gjunjëzuar gjatë aktit të arrestimit janë tronditëse, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Video që është përhapë në rrjetet sociale, ka shkaktuar një ortek të kritikave të sindikatave dhe organizatave të ndryshme të shoqërisë, për shkak të sjelljes brutalet të policisë. Nxënësit anembanë Francës kanë protestuar javën e kaluar, ku kërkohet reformim i sistemit arsimor. Kjo video është përhapur para mbajtjes së protesta, që janë paralajmëruar për fundjavë, dhe mediat franceze raportojnë se kjo mund të shkaktojë trazira.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













