Shqipëria
“Fondacioni 5”, Rama: Lorik Cana, kapiteni që frymëzon
“Jam i bindur se nuk ka mbaruar historia e Lorik Canës si kapiteni që frymëzon”, tha sot në mbrëmje Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e filmit dokumentar “Lorik”, kushtuar legjendës kuqezi të futbollit shqiptar.
“Historia dhe kultura janë pasioni tjetër i Lorikut”, tha Kryeministri Edi Rama, ndërsa vlerësoi se ai i mishëron të dyja këto elemente, shkruan ATA, përcjell Albinfo.ch.
“Arsyeja pse sot jemi këtu nuk lidhet me faktin se Loriku ishte një futbollist shumë i zoti, që në fakt ishte. As me faktin se ishte kapiten i ekipit kombëtar. Duhet të ketë një arsye pse Loriku është i vetmi kapiten që unë mbaj mend, sepse ai është një ndër ata personalitete që, siç thuhet në anglisht: Është më i madh se jeta”, – tha Rama.
“Duke vijuar më tej me vlerësimin për ish-kapitenin e Kombëtares së futbollit, Rama tha se “edhe pa e njohur nga afër, edhe pa e ditur se çfarë bën, apo pa pasur informacion për jetën e tij, kur e shikoje në fushë kuptoje që ishte diçka më shumë se sa një lojtar i zoti”.
“Loriku thotë se ka mbaruar karriera e tij si futbollist, por jam i bindur se nuk ka mbaruar historia e tij si kapiteni që frymëzon. Deri dje ka qenë frymëzuesi i 11 njerëzve në fushë dhe i mbështetësve të Kombëtares. ‘Jeta e dytë’ e Lorikut do të jetë frymëzim për ata që siç thotë ai: ‘Do t’i shërbejë më të vegjëlve për të qenë krenarë për ata se, kush janë dhe nga vijnë’”, – tha Rama.
Rama shprehu besimin se “Fondacioni 5″ do ta mishërojë më së miri këtë qasje të thjeshtë dhe shumë të thellë të Lorikut ndaj vetes, njerëzve dhe vendit”.
Rama theksoi interesin e veçantë të Lorik Canës për librat, duke nënvizuar interesin e tij të veçantë për historinë e Shqipërisë, të shqiptarëve dhe rajonit ku jetojmë, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch
“Loriku ka arritur të mishërojë atë që i bashkon shqiptarët kur shohin ekipin Kombëtar, bashkimin e të gjithëve, pavarësisht se janë të lindur në Shqipërinë që kemi, në Shqipërinë që do të kemi, apo në Shqipërinë që nuk kemi”, – tha Rama.
“Lorik” është një film dokumentar i rrallë sportiv, i realizuar si asnjëherë më parë, pa narracion dhe me historinë e karrierës së tij, që rrëfehet nga vetë Loriku dhe personat e afërt që ndikuan në formimin dhe zhvillimin e tij si person dhe si futbollist.
Filmi dokumentar është i ndërtuar në një rend kronologjik dhe përshkon të gjithë etapat e rëndësishme në jetën dhe karrierën e Lorikut.
https://www.instagram.com/p/Bq__HL8AdX6/?utm_source=ig_web_copy_link
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













