E-Diaspora
Në sytë dhe në zemrat e fëmijëve shqiptarë
Në atmosferën entuziaste të nxënësve, prindërve, miqve dhe të ftuarave me datën 1 dhjetor 18 në fshatin Basscourt në Jura, Shkolla shqipe në bashkëpunim me Klubin FC “Diaspora” dhe me shoqatën “Bashkësia shqiptare” kremtoi 28 Nëntorin-Dita e Flamurit
Koha e Motit të madh në historinë tonë kombëtare fillon më 28 Nëntor të vitit 1443, kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Krujë ngriti flamurin e Lirisë dhe shpalli pavarësinë e Arbërisë-Shqipërisë, prej pushtuesit turk. Për gati pesëqind vjet flamuri ynë që i përgjakur, ai valëvitej vështirë në qiellin e trazuar të Arbërisë.
Ai gjak ende i pa tharë ka skalitur çdo zemër shqiptare fjalët Komb dhe Atdhe që nuk shuhet kurrë për liri. I kuq flamuri ynë na thërret na tubon na kujton se ne jem bijtë e tij e të tokës shqiptare që mos ta harrojmë kurrë, por të bashkuar rreth flamurit kuqezi të përpiqemi për të ruajtur identitetin kombëtar, gjuhën dhe kulturën tonë të lashtë shqiptare.
28 Nëntor 1912 shpallja e pavarësisë së Shqipërisë shënon ngjarjen më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Ajo ishte fryt e luftës 500 vjeçare e popullit shqiptar kundër sundimit osman-turk. Kjo datë nuk është thjeshtë një datë historike por, çdo herë na kujton formimin e shtetit shqiptar dhe vlerat e mëdha të kombit tonë.
Programi festiv filloi në orën 19:00. Kryetari i Klubit “Disapora” Nazmi Mehmetaj në fjalën e tij hyrëse ndër të tjera tha:
“Ne jemi sot këtu, në këtë aktivitet, jo thjesht për të festuar 4 vjetorin e themelimit të Klubit “Diaspora” që përkon me festën e 28 Nëntorit por edhe për të përcjellë një mesazh madhështor: Të kujdesemi vazhdimisht për pemën e shenjtë të lirisë, rrënjët e së cilës paraardhësit tanë, aq fisnikërisht e ujitën me gjakun e tyre”.
– Përshëndetja ime sot shkon për ju bashkatdhetarë të çdo brezi qofshi, tha ndër të tjera Naser Ramabaja, kryetar, LAPSH në Jura – sepse të gjithë bashkë festojmë kujtimet, arritjet e sukseset tona ndër vite. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për mësuesen e palodhur dhe të përkushtuar Nexhmije Mehmetaj gjithashtu këta nxënës të mrekullueshëm të cilët krahas mësimit të frëngjishtes e vijojnë edhe shkollën shqipe.
Kostumet, dekori i skenës sillnin një pjesë të jetës shqiptare dhe psikologjinë e kohës që po ndryshon drejt formimit të një mërgate moderne në një vend shumë-kulturorë siç është Zvicra.
Nxënëset Erona Ramabaja dhe Elona Ramadani prezantojnë me gëzimin e zemrës së tyre fëmijërore programin artistik të mësuar dhe të përgatitur me rastin e kësaj dite të shënuar për ta. Më pas nxënësit të lumtur kënduan Himnin e Flamurit. Eliesa nxënësja e klasës së dytë e veshur me ngjyrat karakteristike të festës kuq e zi dhe teksa reciton vjershën … Më 28 Nëntor, në këmbë u ngrit Shqipëria … mori shumë duartrokitje. Të dalluar qenë edhe nxënësit Teo Rexhepi me recitimin “Vajza dhe shqiponja” dhe Leona Lumeshi vjershën “28 Nëntor i dhe ngjyrë atdheut”. Dhe koncerti vijoi me fëmijët e nivelit të parë, vogëlushët dalin përpara prindërve me këngën” E dua Shqipërinë”! Nxënës të nivelit të mesëm kënduan “Kënga e Alfabetit” dhe “Pas flamurit kuqezi”. Në këtë përmasë u interpretuan jo vetëm këngët por dhe vallet e tyre.
Kjo atmosferë e hareshme vijoi me këngëtaren e ftuar Lumnije Ramadani, me këngëtarin Fazli Ramadani dhe me urimet më të përzemërta për të qenë ditë të tilla festive edhe në vitet që vijnë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















