Kosova
Do të kërkohet ekstradimi Radojiçiqit nga Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale e Kosovës, po pritet të kërkojë ekstradimin e Milan Radojiçiqit.Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq është i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Për të arrestimin e tij policia e Kosovës më 23 nëntor kishte zhvilluar një aksion në banesën e tij në pjesën veriore të Mitrovicës, por Radojçiq nuk ishte gjetur në shtëpi. Mirëpo ai vetëm dy ditë më vonë u shfaq në publik nga Beogradi dhe që nga ajo ditë, Radojiçiq, po qëndron në Serbi
Prokuroria Speciale e Kosovës, pritet të bëj kërkesë për ekstradimin e tij.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, i cili ka thënë se do të kërkohet ekstradimi i tij mirëpo, sipas tij janë edhe disa procedura të cilat do të zbatohen me kohë.
“Po është e qartë që ka me u kërkua ekstradimi i tij. Por që ka procedura të mëhershme një herë. Por po kemi me i zhvillu të gjitha ato procedura çka kërkohen, krejt veprimet procedurale kemi me i ndërmarrë ne. Kemi me i ndërmarrë ne disa veprime, është pak herët për ato kemi me i ndërmarrë. Së pari duhet ti dërgojmë një ftesë, mandej duhet me e leshu një urdhër me kërkua prej Gjykatës jë urdhërarrest, kur të zinet ai në pikat kufitare apo kudo ai arrestohet e kështu me radhë. Janë disa procedura që ne do t’i përcjellim por krejt këto me kohë shkojnë”, ka shpejguar Hoxha për lajmi.net, përcjell Albinfo.ch
Hoxha ka thënë se duhet të përcjellen të gjitha procedurat që parasheh ligji
“Ato nuk janë të gjitha të konfirmuara. Ne duhet me i përfill disa procedura tjera, nuk shkon direkt e te ekstradimi, duhet t’i përcjellim të gjitha procedurat ashtu siç e parasheh ligji”, ka deklaruar Hoxha për lajmi.net, përcjell Albinfo.ch
Ekstradimin e Radojiçiqit e ka kërkuar edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka.
Sipas tij, kjo tregon se çfarë ndikimi ka mos antarësimi i Kosovoës në INTERPOL.
“Se çfarë ndikimi ka mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL tregon edhe fakti i fundit ku Millan Radojçiqi me dokumentacion të Kosovës, por edhe shtetas i Kosovës kalon në Serbi dhe nuk kemi kurrfarë reagimi ndërkombëtar. Unë nuk po prejudikoj vendimin e Gjykatës në Kosovë megjithatë mbete i dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka shkruar Zeka në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Zeka gjithashtu ka kërkuar që edhe edhe qytetarët e Kosovës të cilët dyshohen për vrasje të kthehen në Kosovë.
“Prandaj kërkoj nga shtetet e Kuintit dhe ShBA që ti bëjnë presion Serbisë që qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët dyshohen për vrasje
apo edhe raste tjera ti kthehen Kosovës. Para ligjeve të Kosovës të gjithë janë të barabartë”, ka shkruar Zeka.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













