Shëndetësi
Pas disa viteve nuk do të ketë insulinë për të gjithë diabetikët
Në vitin 2030, 40 milionë diabetikë nuk do të kenë më insulina. Mirëpo, ndërkohë që numri i njerëzve që jetojnë me sëmundjen e diabetit vazhdon të rritet, qasja tek insulina e nevojshme po përballet me rritjen e kërkesës dhe së shpejti mund të ketë probleme.
Sipas një studimi të ri, deri në vitin 2030, 79 milionë të rritur me diabet të tipit 2 pritet të kenë nevojë për insulinë për të menaxhuar sëmundjen, e nëse nivelet aktuale të qasjes do të vijojnë, vetëm gjysma e tyre do të mund të jenë në gjendje të sigurojnë sasinë që u duhet.
Insulina nevojitet për të trajtuar të gjithë personat e prekur nga diabeti i tipit 1 dhe të tjerë të prekur nga diabeti i tipit 2, shkruan Top Channel, përcjell Albinfo.ch
Kjo formë e fundit e sëmundjes lidhet shumë me faktorë të jetesës së përditshme, si obeziteti, dieta e mangët apo mungesa e aktivitetit fizik.
Ekspertët thonë se numri i të prekurve nga diabeti do të rritet, ndaj duhen marrë masa për insulinën. Në të gjithë botën, numri i të rriturve me diabet të tipit 2 do të rritet nga 406 milionë sa është këtë vit, në 511 milionë në 2030-ën. Nga totali i 511 milionë të prekurve, 79 milionë parashikohet të kenë nevojë për insulinë, që do të thotë 20 për qind rritje të kërkesës, e vetëm 38 milionë do të mund ta sigurojnë atë
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













