Autotech
Huawei synon ta kalojë edhe Samsung-un
Në tremujorin e dytë të 2018-s, Huawei ka dërguar 54,2 milionë smartphone, kurse Samsung, 71,5 milionë
Ambiciet e Huawei nuk përfunduan kur kapërceu Apple për volumin e shitjeve të smartphone-ve të dërguar. Tani, kompania kineze synon të kapërcejë edhe Samsung dhe të bëhet prodhuesi i parë në botë.
Rritja e Huawei në tremujorët e fundit është e dukshme, edhe pse marzhi i avantazhit të Samsung është i lartë, por ideja që Huawei mund t’i afrohet rivalit është e besueshme.
Duke parë të dhënat nga tremujori i parë 2016 te tremujori i dytë i 2018-s (burimi IDC), trendi i Samsung është negativ, kurse ai i Huawei është pozitiv.
Për të pasur një tablo më të plotë është parë edhe ecuria e Apple, e cila në harkun e dhjetë tremujorëve të marrë në studim ka mbetur stabël.
Në tremujorin e dytë të 2018-s, Huawei ka dërguar 54,2 milionë smartphone, kurse Samsung, 71,5 milionë.
Ndërkohë Samsung po përballet me shumë probleme, veçanërisht në segmentin ekonomik, aty ku prodhuesit kinezë, duke përfshirë edhe Huawei, janë shumë më mirë; 17-20 milionë smartphone të dërguar çdo tremujor janë një avantazh jo i vogël, transmeton ‘monitor’.
Duke përjashtuar tremujorin e katërt të vitit të kaluar, kur regjistroi një rënie në njësitë e dërguara me bazë vjetore, prej shumë tremujorësh, Huawei po regjistron një ritëm rritje dyshifrore. Shifra më e bujshme është pa dyshim ajo e regjistruar në tremujorin e dytë të 2018-s, +40,9% krahasuar me vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Studimi i Strategy Analytisc në tremujorin e tretë tregon se Huawei është ende në avantazh ndaj Apple (51,8 përkundër 46,0 milionë njësi) por Samsung qëndron gjithnjë në vend të parë me më shumë se 72 milionë smartphone të dërguar, edhe pse në rënie.
Huawei e di se objektivi për të kapërcyer Samsung nuk është i arritshëm në një afat të shkurtër. CEO Richard Yu synon që këtë rezultat ta arrijë në vitin 2020. Në tremujorin e parë të 2016-s, hendeku i smartphone-ve të dërguar mes Samsung dhe Huawei ishte 50 milionë njësi; sot ai është më pak se 20 milionë. Për dy vjet, a do të jetë Huawei prodhuesi i parë i smartphone-ve në botë? Me këtë ritëm rritjeje, me siguri që po. Një tjetër pyetje: A do ta ruajë ritmin e rritjes falë punës së mirë që po bën në gamën e telefonave të cilësisë së lartë të serisë P dhe Mate?
E megjithatë, Samsung nuk po humbet kohën dhe me Galaxy A9 ka treguar së dëshiron të bëhet më konkurruese dhe në segmentin e mesëm dhe se sigurisht nuk dëshiron të qëndrojë pas.
Një betejë komerciale e ashpër, e cila që sot ka një fitues të vetëm – Konsumatorët, të cilët kanë në duar pajisje gjithnjë e më të mira.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













