Shqipëria
Neranxi nga shqipëria do bëje promovimin e kuzhinës tradicionale në diasporë (video)
Instituti Kulinar Neranxi në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, Agjencinë Kombëtare të Diasporës dhe Ambasadën e Brukselit ne Shqipëri janë nisur drejt Brukselit për të promovuar kuzhinën Tradicionale Shqiptare ne diasporë.
Ky event do të organizohet me datat 26 dhe 27 nëntorë në sheshin “Place de Luxembourg”, shkruan Albinfo.ch
Tradita shqiptare e kulinarisë udhëton drejt Belgjikës për një aktivitet të veçantë.
Në datat 26-27 nëntor në Bruksel do të zhvillohet panairi “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel”.
Kjo nismë vjen si një bashkëpunim i Agjencisë Kombëtarë të Diasporës me “Institutin Kulinar Neranxi”, do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
E veçanta e këtij aktiviteti është autobusi lëvizës, i cili ka nisur dje udhëtimin drejt sheshit “Place du Luxembourg”, ku edhe do të zhvillohet aktiviteti. Përgjatë këtyre dy ditëve të gjithë shqiptarët, por edhe qytetarë të tjerë të Brukselit, do të kenë mundësinë të shijojnë produktet tipike tradicionale shqiptare.
“Dita e Kulinarisë” përpos promovimit të produkteve dhe recetave shqiptare në Diasporë, si një nga elementet për ruajtjen e identitetit kombëtar, ka për qëllim të nxisë shkëmbimin e kulturave gastronomike dhe bashkëpunimit me kompani të vendit pritës të Diasporës Shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













