E-Diaspora
Bazel dhe Zug, qytetet që preferojnë emigrantët për të jetuar
Edhe pse emigrantët në qytetet e Zvicrës, si në Bazel, Zug dhe Llozanë, bëjnë një jetë me standard mjaft të mirë, ata në Cyrih dhe Bernë ballafaqohen me mospërshtatje, ndërsa në Gjenevë kanë thënë se është ankth të gjesh një vend për të jetuar.
6 qytetet e Zvicrës figurojnë përkrah 72 qyteteve të analizuara nga “Expat City Ranking 2018”, të publikuar të martën, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Popullariteti i qyteteve zvicerane në mes të huajve ndryshon fuqishëm me Bazelin, i cili radhitet i 22-ti dhe kryeqyteti, Berna, i 61-të.
Taipei, Singapore dhe Manama radhiten më lart, derisa Roma, Jeddah dhe Riyad pasojnë në rangimin në fjalë.
Bazeli, i cili u radhit i 22-ti nga gjithsej 72 qytete, doli shumë mirë në lidhje me jetesën e mirë, emigrantët veçanërisht kanë mbetur të kënaqur me sistemin e transportit, si dhe ka qenë i radhitur si qyteti më i mirë për financa personale, strehim dhe ekonomi.
Në anën tjetër, 32% kanë thënë se nuk ndjehen aspak si në shtëpi, ndërsa 54% kanë thënë se është e vështirë të krijosh shoqëri të re.
Zug u radhit i 23-ti në botë për ekonomi të mirë, siguri dhe “cilësi të ambientit”. Gjithashtu të ofron një jetë shumë të mirë në Zvicër. Edhe pse kostoja e jetesës është e ulët, në renditje prapëseprapë qëndron më mirë se Cyrihu dhe Lozana. Thuhet se 93% e emigrantëve kanë mjaft të ardhura për t’i mbuluar shpenzimet.
Lozana u radhit e 44-ta, hyn në top 10 vendet që ofrojnë një jetesë të mirë dhe pothuajse të gjithë të anketuarit janë të lumtur me cilësinë e mjedisit.
Gjeneva, e cila u radhit e 56-ta, kapi pikët më të pakta për strehim dhe koston e jetesës. 72% kanë thënë se është shumë e vështirë për të gjetur një vend që të jetosh, ndërsa 75% kanë thënë se strehimi është i papërballueshëm aty. Mirëpo ata pëlqyen cilësinë e jetesës, ambientit dhe stabilitetin politik.
Cyrihu mori vendin e 57-të dhe sipas emigrantëve është shumë vështirë të përshtatesh dhe të krijosh miq të rinj. 71% prej emigrantëve i përshkruan vendësit si të pashoqërushëm dhe koston e jetesës shumë të lartë.
Berna u radhit e 61-ta, është qyteti i dytë më i keq për përshtatjen, sipas emigrantëve. 44% prej tyre i quajtën vendësit si jo të shoqërueshëm dhe të vështirë për të krijuar shoqëri të re.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













