Shëndetësi
Praktikantët në infermieri nuk do të dëbohen nga Gjermania
Të huajt që mësojnë një praktikojnë profesionin e infermierisë në jugperëndim të Gjermanisë, do të mbrohen nga dëbimi i mundshëm
Kjo rregullore e re e qeverisë gjermane krahinore, duhet të bëjë të mundur përmbushjen e nevojës urgjente për infermierë në sektorin e përkujdesjes ndaj të moshuarve, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Albinfo.ch.
“Ne nuk do t`i dëbojmë, në mënyrë që ata të mund ta përfundojnë trajnimin e infermierisë dhe pastaj ata do të mund të qëndrojnë edhe dy vite në vend”, ka deklaruar të shtunën ministri i Brendshëm gjerman Thomas Strobl (CDU), përgjegjës për çështjen e migrimit.
Jugperëndimi i Gjermanisë tashmë është duke zbatuar një pëlqim të palëve nga marrëveshja e koalicionit midis Unionit dhe SPD-së në nivel shtetëror. Edhe Bavaria ka një rregullore të tillë për të huajt, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar.
“Me këtë, ne fitojmë një fuqi punëtore shtesë shumë të nevojshme në përkujdesje dhe të arratisurve ju ofrojmë një perspektivë të rëndësishme të integrimit”, ka pohuar ministri i Çështjeve Sociale, Manfred Lucha (të Gjelbrit), sipas një komunikate të Ministrisë në fjalë, njofton Albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, në një letër drejtuar ryetarit të këshillit të qyteteve, komunave dhe këshillave të rretheve, Lucha vuri në dukje se financimi i menaxherëve të integrimit për refugjatët është siguruar për një vit tjetër. Menaxherët përkujdesen që refugjatët, në të ashtuquajturin akomodim lidhës, të marrin oferta për të mësuar gjermanisht, për kualifikimin profesional dhe për integrim në tregun e punës. Projekti, i cili sipas ministrisë është unik në mbarë vendin, fillimisht ishte planifikuar për dy vite dhe tani po prolongohet edhe për një vit tjetër.
“Me këtë prolongim, periudha maksimale e miratimit do të rritet nga 24 në 36 muaj”, thuhet në letër dhe kontratat e punës mund të rregullohen sipas kërkesës, njofton Albinfo.ch.
Për vazhdimin e paktit për integrim me komunat, 70 milionë euro do të jenë gati në vitin 2019. Vendi dhe shoqatat bashkiake kanë firmosur paktin për integrim më 27 prill 2017. Sipas ministrisë, aktualisht rreth 1,200 menaxherë të integrimit janë duke u financuar nëpër komuna.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












