Autotech
Pajisjet teknologjike të dëmshme për shëndetin e fëmijëve

Përdorimi i internetit dhe teknologjisë në kohët moderne gjen një përhapje të gjerë në gjithë botën. Pajisjet e reja të teknologjisë, janë joshëse për të gjithë, përfshirë edhe fëmijët dhe të rinjtë.
Por, ekspertët, tërheqin vërejtjen se ekspozimi i gjatë para ekranit, qoftë të një telefoni, kompjuteri apo televizori, mund të bartë pasoja për shëndetin e fëmijëve.
Ekspozimi i tepërt i fëmijëve ndaj mjeteve teknologjike, ka qenë temë debati edhe në shumë vende, ku janë ngritur shqetësime për efektet negative që ka në raport me shëndetin e fëmijëve.
Oftalmologu Afrim Shabani, i tha Radios Evropa e Lirë se numri i fëmijëve që vizitojnë oftalmologun është në rritje. Megjithatë, ai potencon faktin se qëndrimi i gjatë para ekraneve, rrit dioptrinë dhe mund të jetë një prej shkaktarëve që ndikon në shfaqjen e dioptrisë, përcjell albinfo.ch.
Besnik Peci, psikolog, bëri të ditur se përveç dëmtimeve në shikim, qëndrimi i tepërt para ekraneve ndikon në largimin e botës reale dhe sociale tek fëmijët.
Tutje, Peci shton se po që se teknologjia përdoret nga fëmijët në mënyrë të drejtë dhe të kontrolluar, ajo ka efekte pozitive.
Prindërit thonë se fëmijët sot po kalojnë shumë kohë të ekspozuar ndaj ekraneve, qoftë TV, telefona të mençur, Ipad apo ndonjë pajisje tjetër elektronike.
Benjamin Lama, një prind i një vajze 9 vjeçare, thotë se është i vetëdijshëm që qëndrimi për kohë të gjatë dhe të pakontrolluar me këto pajisje nuk ka se si të mos jetë i dëmshëm, përfshi edhe dëmtimin e syve.
Sidoqoftë, ritmi i shpejtë i zhvillimit të teknologjisë dhe mënyra në të cilën të rinjtë janë aftësuar për përdorimin e kësaj teknologjie vazhdojnë të sfidojnë edhe sigurinë e fëmijëve në internet.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor