Tematike
SVP/UDC, me shifra të rreme kundër azilkërkuesve
Sipas Mörgelit dhe Blöcherit, 50% e azilkërkuesve janë kriminelë. Autorët e një studimi thonë se këto shifra nuk qëndrojnë as përafërsisht
Deputeti nacional nga SVP/UDC, Christoph Mörgeli në kolumnen e tij në javoren “Weltwoche” nga mesi i muajit mars ka shkruar se në vitin 2010 afërsisht gjysma e azilkërkuesve është dënuar penalisht. Më saktë, sipas tij, nga 36.16 azilkërkues sa kanë qenë gjithsej, 17251 sish kanë marrë ndonjë dënim për vepra të ndryshme penale.
Edhe deputeti tjetër i po kësaj partie, ish ministri federal Christoph Blocher, tri javë më vonë ka përsëritur këtë vlerësim në televizionin e tij privat Teleblocher. “50 për qind të azilkërkuesve janë kriminelë. Këtë gjë ka kohë të gjatë e kemi pasur të ditur por nuk është thënë. Kjo ka dalë nga Enti Federal i Statistikave.
Sipas Mörgeli këto shifra i ka marrë nga një punim i realizuar nga Christian Schwarzeneger dhe David Studer, profesorë të kriminologjisë.
Por, në reagimin që kanë bërë dy autorët e studimit, del se Mörgeli ka manipuluar me shifra të gabuara, shkrun Tages Anzeiger. Te shifra 17251 bëhet fjalë për dënimet e shqiptuara personave me shtetësi të huaj dhe pa vendbanim në Zvicër. Ndërsa shifra e saktë e azilkërkuesve të dënuar është 3167. Krahasuar me përqindjen që azilkërkuesit kanë në gjithë popullatën, kjo shifër është 9 për qind.
Më tutje, Mörgeli në “Weltwoche” ka shkruar se te dënimet për vepra penale kundër jetës dhe trupit, të kryera nga meshkujt e moshës 18-29 vjeçare, 70 për qind janë azilkërkues. Ndërkaq, po sipas tij, te deliktet me narkotikë, përqindja e azilkërkuesve mbërrin madje në 85%.
Natyrisht, edhe këto shifra janë të pavërteta. Ato janë publikuar së fundi nga dy kriminologët e përmendur në gazetën “NZZ”. “Përqindjet korrekte të azilkërkuesve të rinj janë: 7% për qind te deliktet kundër trupit dhe jetës; 16.5% për tregti me narkotikë; 7.8% në ushtrimin e dhunës dhe 13.8% në deliktet pasurore.”
Mörgeli, sipas tyre, ka marrë shumën e shpeshtësisë së delikteve sipas pjesëmarrjes relative në baza grupore. Por, ato shifra do të ishin korrekte vetëm nëse në Zvicër do të kishte aq azilkërkues të moshës së re sa edhe të huaj të rinj me leje të përhershme qëndrimi. Gjë që, është evidente se nuk qëndron, shkruan, veç tjerash, Tages Anzeiger.
Në portalin e kësaj gazete artikulli ka bërë jehonë të madhe, duke u komentuar nga më shumë se 400 lexues.
http://www.tagesanzeiger.ch/schweiz/standard/SVP-macht-Stimmung-mit-falschen-Zahlen/story/28214443
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











