Tematike
Ndikimi i ekonomisë në debatin për emigracionin
Emigracioni vazhdon të jetë në fokus të debatit në shumë pjesë të botës, veçanërisht në Evropë, ku përkeqësimi i ekonomisë ka acaruar tensionet e vjetra në çështjet e emigracionit.
Në mesin e mrekullive arkitektonike të Romës ndodhet kjo portë shumë e thjeshtë. Këtu është një qendër këshillimi për emigrantët, e cila drejtohet nga Kisha Katolike.
Këta njerëz, disa nga Bashkimi Evropian dhe disa nga vende të tjera, janë goditur nga kriza ekonomike. Disa prej tyre përballen me papunësinë dhe mungesën e ndihmës nga qeveria, ndërsa të tjerë përballen me kthimin në vendet e tyre, shkruan VoA.
Përveç kësaj, ata përballen edhe me zemërimin e shumë njerëzve në Itali dhe vende të tjera evropiane, pasi ata shpesh fajësohen për nivelin e lartë të papunësisë në mesin e qytetarëve vendës dhe probleme të tjera ekonomike.
Në Qendrën për Studimin e Migracionit që sponzorizohet nga Kisha Katolike, Ati Rene Manenti e njeh mirë këtë problem.
“Sa herë që ka një krizë, është më e lehtë të drejtosh gishtin drejt imigrantëve për një arsye të thjeshtë. Nëse e drejtojmë gishtin nga vetja, kjo do të thotë se është faji ynë, përgjegjësia jonë. Nëse e drejtojmë gishtin nga imigrantët, atëherë ata janë përgjegjës. Pra, kjo ka të bëjë me identifikimin e fajit”.
Ky këndvështrim pati një ndikim të madh në zgjedhjet e fundit për të plotësuar një vend të zbrazët në parlamentin britanik, ku një parti që mbështet daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian i befasoi të gjithë, kur doli e dyta në këto zgjedhje.
Ndër të tjera, Partia Pavarësia e Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të ngrijë imigracionin dhe t’i japë fund lehtësive të krijuara për udhëtimin e njerëzve nga vendet e Bashkimit Evropian.
Por ekspertët thonë se hedhja e fajit mbi emigrantët është një ekzagjerim. “Natyrisht, realiteti, si zakonisht, është më kompleks. Ka situata në të cilat ndoshta emigrantët i marrin vendin e punës italianëve. Në shumë raste, emigrantët bëjnë punët që italianët nuk duan t’i bëjnë për arsye të ndryshme”.
Ai thotë se disa nga këto arsye janë pagat e ulëta, orari i gjatë i punës dhe punët e vështira fizike, si puna në fermë.
Në të vërtetë, lëvizja e lirë e krahut të punës ishte pjesë e konceptit origjinal të Bashkimit Evropian.
Dhe nga pikëpamja ekonomike, ndikimi i këtij koncepti është “kryesisht neutral”, thotë profesori John Salt, bashkëdrejtor i Qendrës së Migracionit në universitetin “University College” të Londrës.
Por Salt është i shqetësuar për efektin në planin afatgjatë që ardhja e një numri të madh të punonjësve me të ardhura të ulëta mund të ketë në ekonomitë më të forta të Evropës.
“Kjo nuk është e qëndrueshme, duke marrë parasysh efektin që mund të ketë mbi shfrytëzimin e tokës, presionin që mund të krijojë në tregun e shtëpive, burimet e ujit, si dhe në konsumin dhe prodhimin e energjisë”.
Kjo është një çështje me të cilën Evropa do të vazhdojë të përballet, ndërkohë që njerëzit që jetojnë në ekonomitë e dobëta të BE-së kërkojnë punë në vendet më të pasura dhe njerëzit nga jashtë BE-së vazhdojnë ta cilësojnë atë si alternativë më të mirë sesa qëndrimi në vendet e tyre.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente









