E-Diaspora
Zvicra ndihmon fuqizimin e funksioneve të Kuvendit
Shteti zviceran i ka ofruar mbështetje Parlamentit shqiptar nëpërmjet projektit PACEP, i cili pritet të fillojë së shpejti punën për fuqizimin në katër vjetët e ardhshme të funksioneve të Kuvendit.
Mbështetja zvicerane do të jepet për përmirësimin e punës përfaqësuese, ligjvënëse dhe mbikëqyrëse të Parlamentit, ka thënë ambasadori i ri i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maître, në takimin që ka pasur me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Projekti i ri PACEP është pjesë e Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran 2018-2021 dhe është hera e parë që mbështetja zvicerane shtrihet edhe për organin legjislativ më të lartë në vend.
Financimi do të bëhet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Ruçi vlerësoi lart marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen që Zvicra i jep Shqipërisë.
“Ky vit shënon 25-vjetorin e hapjes së Ambasadës zvicerane në Tiranë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës janë të shkëlqyera. Zvicra është një partner besnik i Shqipërisë që nga viti 1992. Këto marrëdhënie mbështeten në miqësinë, respektin reciprok dhe bujarinë e dy popujve tanë”, ka thënë ai. E ambasadori Maître ka thënë se janë të interesuar që të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë me institucionin e Parlamentit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












