Tematike
Bie gatishmëria për dhurimin e organeve
Është rritur për 8.5% numri i atyre që presin për transplantim organesh ndërsa është zvogëluar për 10% numri i dhurueseve
Numri i të sëmurëve të cilët presin që tu implantohet një ose më shumë organe, në fillim të vitit 2013 është ngritur në 1165, që domethënë se është për 8.5% më i madh se një vit më parë. Ndërkaq numri i pacientëve që kanë pasur fatin të përfitojnë nga transplantimi i organeve gjatë vitit 2012 ka qenë 453 ose 10% më i vogël se në vitin 2011, bëhet e ditur në raportin vjetor të fondacionit Swisstransplant, të publikuar të mërkurën.
Një e dhënë tragjike që del nga ky raport është se gjatë vitit 2012 kanë vdekur 53 të sëmurë që po prisnin në lista për transplantim organesh, ose 8 më pak se në vitin paraprak.
Shumicën e dhuruesve të organeve e përbëjnë meshkujt, ndërsa mosha mesatare e dhuruesve është 54 vjeç.
Më së gjati pritet për transplantim të zemrës, koha e pritjes për këtë organ është zgjatur gjatë vitit 2012 për 58% në krahasim me një vit më parë.
Nga raporti del se një e treta e veshkave gjatë vitit të kaluar janë dhuruar nga njerëzit e gjallë.
37 organe për nevoja të transplantimit te pacientët zviceranë janë importuar nga jashtë, gjegjësisht nga shtetet e Evropës. Gjysma e tyre kanë qenë mëlçi. Nga ana tjetër, 7 organe për të cilat në Zvicër nuk janë gjetur pranues të përshtatshëm janë dhënë për spitalet jashtë vendit .
Në fillim të marsit Qeveria Federale ka lancuar një plan aksioni për të plotësuar mungesën e organeve të dhuruara për transplantim. Caku ka qenë që në të ardhmen në Zvicër të sigurohen 160 dhurues të organeve. Kjo do të ishte 20 dhurues në një milion banorë, ndërkohë që gjatë vitit 2012 ishin vetëm 12 në 1 milion.
Në Zvicër ligji lejon që organet tu merren vetëm personave të cilët në të gjallë të tyre kanë dhënë pëlqimin për një gjë të tillë, ose kur këtë e lejojnë të afërmit e të vdekurit. Një zgjidhje që do të mundësonte marrjen e organeve të gjithë atyre që në të gjallë të tyre nuk e kanë përjashtuar shprehimisht këtë, është hedhur poshtë nga qeveria po edhe nga vetë Swisstransplant. Një zgjidhje e tillë aplikohet në France dhe në Itali, ku gatishmëria për dhurim të organeve është dyfish më e lartë se në Zvicër.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












