Kosova
Kurz, skeptik për vizat dhe ushtrinë
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, është shprehur skeptik si për formimin e ushtrisë së Kosovës, e po ashtu edhe për liberalizimin e vizave.
Pas takimit me presidentin Thaçi, kancelari Kurz ka thënë se presin që të ketë dialog me partnerët ndërkombëtarë, që në rajon të merren masa për t’u krijuar stabilitet, e jo masa që krijojnë destabilitet.
Kurz ka përmendur votimin në Komision dhe Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave, por shkaku i skepticizmit të disa prej shteteve, ka thënë se do të jetë i kujdesshëm në deklarim për pritjet nga ky proces, derisa sipas tij, prioritet duhet të mbetet dialogu me Serbinë.
Kurz ka ripërsëritur qëndrimin se Austria do të mbështesë çfarëdo marrëveshje që del nga ky dialog, edhe nëse përfshin korrigjim kufijsh.
Në anën tjetër, presidenti Thaçi, derisa ka falënderuar kancelarin dhe shtetin austriak për ndihmën, ka theksuar përkushtimin e tij për procesin e dialogut. Kancelari austriak, gjithashtu, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










